Rritje prej 1,8 për qind në qarkullimin e përgjithshëm industrial në mars të këtij viti
- Qarkullimi në industri, në përgjithësi, është rritur për 1,8 për qind gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:00, 16 maj, 2025
Shkup, 16 maj 2025 (MIA) - Qarkullimi në industri, në përgjithësi, është rritur për 1,8 për qind gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Në mars të këtij viti, krahasuar me shkurtin e këtij viti, qarkullimi i industrisë, në përgjithësi është rritur për 9,1 për qind, ndërsa në tremujorin e parë të këtij vitit, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. për 2,9 për qind.
Në qarkullimin e përgjithshëm, në mars të këtij viti krahasuar me marsin e vitit të kaluar ka rritje prej 5,3 për qind tek Prodhimi i produkteve ushqimore edhe atë prej 8,8 për qind tek Prodhimet e metalit, ndërsa rënie prej 10,7 për qind është regjistruar te Prodhimi i makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në vend tjetër.

Qarkullimi në industri, në përgjithësi në muajin mars të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, sipas grupeve kryesore të industrisë, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,9 për qind, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0,6 për qind dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2,1 për qind, ndërsa rënie vërehet tek Prodhimet kapitale për 0,1 për qind.
Në muajin mars të vitit 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025, qarkullimi i industrisë në përgjithësi është rritur për 9,1 për qind, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar për 2,9 për qind.
Në tregun vendor ka rënie prej 7,1 për qind në qarkullimin e industrisë në mars të këtij viti, në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, ndërsa për 4,4 në nivel tremujor, në perudhën janar - mars të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar- mars 2024.
Në tregun e huaj ka rritje prej 3,4 për qind në qarkullimin e industrisë në mars të vitit 2025, në krahasim me muajin mars të vitit 2024, ndërsa për katër për qind në tremujorin e parë të vitit krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s, printskrin