• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritje prej 12 përqindëve të eksporteve nga zonat industriale në tremujorin e parë të vitit 2023, tregon analiza e Drejtorisë për ZZHTI

Rritje prej 12 përqindëve të eksporteve nga zonat industriale në tremujorin e parë të vitit 2023, tregon analiza e Drejtorisë për ZZHTI

Shkup, 9 prill 2023 (IMA) - Në tremujorin e parë të vitit 2023, eksportet nga zonat industriale arritën në 951,6 milionë euro, që është niveli më i lartë deri më tani në pesë vitet e fundit. Analiza e ZZHTI tregon se kjo është një rritje prej pothuajse 12 përqindëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe mbi 22 për qind krahasuar me vitin 2021. Në raport me tremujorin e parë të vitit 2020, aktiviteti eksportues i kompanive është rritur me 59 për qind, në raport me vitin 2019 për 37 për qind, gjegjësisht për 72 për qind në raport me vitin 2018, bëjnë të ditur nga Drejtoria për ZZHTI.

Në nivel mujor, eksportit i përgjithshëm nga zonat në muajin mars ka arritur në 345 milionë euro, që është 31 për qind më i lartë krahasuar me marsin e vitit 2022.

"Edhe për sa i përket importeve, niveli më i lartë është regjistruar deri më tani për sa i përket krahasimit sipas tremujorëve në pesë vitet e fundit. Kështu, importet në tremujorin e parë të këtij viti arritën në 770 milionë euro dhe janë 3.5 për qind më të larta se tremujori i parë i vitit të kaluar dhe gati 5 për qind më i lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja e importeve krahasuar me vitin 2020 është 40 për qind, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, importet janë rritur për 21 për qind, respektivisht 57 për qind krahasuar me vitin 2018. Në zonat në muajin mars, importi mujor në ZZHTI është në nivelin prej 279 milionë eurove, që është për 17 për qind më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Analiza tregon se një nivel i lartë i eksportit neto prej 23.4 përqindëve është regjistruar në muajin e tretë të vitit", bëjnë të ditur nga ZZHTI.

Analiza, qëndron në kumtesën e ZZHTI tregon edhe se numri i të punësuarve vazhdon të rritet, i cili në muajin mars arriti në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në kompanitë në ZZHTI punojnë 16.650 bashkëqytetarë tanë, që është për 15 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm nga fillimi i këtij viti në kompanitë në ZZHTI janë punësuar mbi 260 bashkëqytetarë tanë.

Trendi i rritjes pritet të vazhdojë, duke qenë se në dy vitet e fundit ZZHTI ka arritur marrëveshje në shumën e përgjithshme prej mbi 620 milionë euro dhe këto duhet të sjellin mbi 5.000 vende të reja pune, bëjnë të ditur drejtoria për ZZHTI. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR