• e premte, 08 nëntor 2024

Rritje mbi 60 për qind e të infektuarve me Kovid-19, janë regjistruar 271 raste javën e kaluar

Rritje mbi 60 për qind e të infektuarve me Kovid-19, janë regjistruar 271 raste javën e kaluar

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Nga 12 deri 18 më gusht në vend janë regjistruar 271 raste të reja të pacientëve me Kovid-19, që paraqet një rritje prej 60,4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 608 materiale në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 33,3 për qind.

"Në javën aktuale të sëmurë janë regjistruar në komunat e 17 qyteteve. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar janë nga Shkupi - 152, Kavadari - 25, Tetova - 23, dhe nga Ohri - 22, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar", shkruhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik të publikuar pasditen e sotme.

Janë regjistruar persona të infektuar nga të gjithë grupmoshat, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës mbi 60 vjeç. 

"Gjatë javës së kaluar, është raportuar për një person të vdekur me Kovid-19. Bëhet fjalë për një person të moshës mbi 60 vjeç, me sëmundje shoqëruese, i pavaksinuar me vaksinën kundër Kovid-19", sqarojnë nga ISHP-ja. 

Deri më 18 gusht, janë raportuar gjithsej 351,364 raste me Kovid-19, nga të cilat 23.245 riinfeksione.

"Janë regjistruar 167.343 meshkuj dhe 184.021 femra persona të infektuar. Numri më i madh i të infektuarve janë të moshës mbi 60 vjeç - 90.796, ndërsa morbiditet më i lartë (26.333.6/100.000) është regjistruar nga grupmoshat 30-39 vjeç", shkruan në raport.

Komisioni për sëmundje infektive doli me rekomandime për respektimin e masave themelore për parandalimin e Kovid-19, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencën për mediat deklaroi se ka rritje të numrit të pacientëve dhe apeloi që të respektohen rekomandime nga autoritetet shëndetësore.

"Ka rritje të numrit të regjistruar me koronavirus në vend, kishte takim edhe Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe kemi konkluzion prej tyre se si duhet të trajtohen - duhet t'i përmbahemi rregullave - ambiente të hapura, jo më njerëz në të njëjtin vend, të ruhet higjiena. Megjithatë, pacientët që trajtohen në klinika për një sëmundje të caktuar dhe ndërkohë infektohen me kovid, rekomandimet janë që të vazhdojnë trajtimin në të njëjtën klinikë, infektologu konsullor të japë rekomandim për terapi shtesë nëse është e nevojshme. Shumica e pacientëve me sa duket e kalojnë atë në mënyrë asimptomatike ose me një formë shumë të lehtë simptomash", tha Taravari në konferencën për mediat në të cilën u promovuan nëntë barna të reja gjenerike të cilat vendosen në Listën pozitive. 

Rasti i parë i Kovid - 19 në vend ishte regjistruar më 26 shkurt të vitit 2020. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s, ISHP

 

QËNDRONI TË LIDHUR