• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritje e numrit të persona të sëmurë nga gripi - Resnjë, Kavadar, dhe Kratovë me aktivitet shumë të lartë të virusit

Rritje e numrit të persona të sëmurë nga gripi - Resnjë, Kavadar, dhe Kratovë me aktivitet shumë të lartë të virusit

Shkup, 2 shkurt 2-24 (MIA) - Sërish është regjistruar rritje e personave të sëmurë nga gripi në shtet, tregojnë të dhënat e raportit më të ri të Institutit për Shëndet Publik (ISHP). në tre njësi raportuese që kanë paraqitur raste gjatë kësaj jave, kanë aktivitet shumë të ulët, në tetë sezonal, në 12 mesatar, në Dibër - i lartë dhe në tre - Resnjë, Kavadar dhe Kratovë  - aktivitet shumë i lartë i virusit të gripit.

"Gjatë javës së katërt të vitit 2024 nga data 22 deri më 28 janar, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 1.834 raste të paraqitjes së gripit -  sëmundje të ngjashme me gripin 9,5 për qind më shumë në krahasim me javën paraprake. Numri i personave të paraqitur këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar, është rritur për 2,1 herë", citohet në raportin e ISHP-së.

Gjatë javës së katërt raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP-së kanë mbërritur 67 materiale nga kontrolli rutinë për analiza laboratorike, të testuara paralelisht për gripin dhe Kovid-19 (SARS-CoV-2).

"Njëkohësisht janë zbuluar 20 raste pozitive të gripit: 14 Influenza A(H1)pdm09, 2 Influenza A(H3), 3 Influenza A - e panëntipizuar dhe 1 Influenza B - Linjë e paspecifikuar. Është regjistruar një pacient me SARS-CoV-2, thuhet në raport.

Sa i përket moshës, 982 persona janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 342 janë fëmijë të moshës deri në katër vjeç, 256 janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 254 raste janë regjistruar te personat mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e  moshës deri katër vjeç.

Të sëmurë janë raportuar nga 27 QSHP/ në Shkup - 238, Manastir - 196, Kavadar - 184, ndërsa në pjesën tjetër numri i të raportuarve është më i vogël ose i barabartë me 150, tregojnë të dhënat.

"Gjatë kësaj jave janë regjistruar dy vdekje të lidhura me gripin. Bëhet fjalë për personat e moshës 20 dhe 36 vjeçare nga Shkupi dhe Demir Hisari, të cilët janë shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. Te personat e vdekur është konstatuar prania e sëmundjeve shoqëruese - hematologjike, kardiovaskulare, obeziteti dhe nuk janë vaksinuar me vaksinë të gripit sezonal. Në mesin e personave të vdekur është konfirmuar laboratorikisht gripi A(H1)pdm09", sqarohet në raportin e ISHP-së.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit - sëmundje të ngjashme me gripin arrin 7.009, siaps të dhënave të Institutit.

Krahasuar e periudhën e njejtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të paraqitura është për 37,3 për qind, ndërsa në krahasim me modelin e 13 sezoneve të fundit, ka rritje për 26,1 për qind.

Nga ISHP përkujtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efikase nga kjo sëmundje.

Deri në javën e katërt të vitit 2024, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 61.543 persona me vaksinë falas ose komerciale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR