• e premte, 27 dhjetor 2024

Rritje e normës mesatare të interesit te kreditë dhe depozitat në muajin prill

Rritje e normës mesatare të interesit te kreditë dhe depozitat në muajin prill

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Norma mesatare e interesit e të gjitha kredive dhe gjithsej depozitave në muajin prill ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, norma mesatare e interesit e të gjitha kredive në muajin prill ishte 5,08 për qind, ndërsa për gjithsej depozitat 1,17 për qind.

Rritje ka te norma mesatare e interesit të kredive të reja të miratuara si mujore ashtu edhe vjetore edhe atë për 0,18 dhe 1,46 pik përqindje, si dhe te depozitat e sapomarra për 0,19 dhe 1,58 pikë përqindje.

Te sektori i korporatave është shënuar rritje e normës mesatare të interesit të gjithsej kredive dhe totalit të depozitave. Në kreditë e reja të miratuara, norma mesatare e interesit shënoi një rritje mujore prej 0.26 pikë përqindjeje dhe tashmë arrin në 5,53 për qind.

Te amvisëritë, norma e interesit në totalin e kredisë mbetet e pandryshuar në krahasim me muajin paraardhës, ndërsa për kreditë e reja të miratuara, ka rritje prej 0,03 pikë përqindje dhe arrin në 5,26 për qind. ls/

Foto: Banka popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR