• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritje e frekuencës së automjeteve në Tabanoc dhe Bogorodicë, pa vonesa më të gjata

Rritje e frekuencës së automjeteve në Tabanoc dhe Bogorodicë, pa vonesa më të gjata

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Karakteristikë për periudhën e verës është se në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve, por sikurse edhe në vendkalimet e tjera kufitare edhe në anën tonë, nuk ka vonesa, kumton LAMM.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit ku ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminët janë si në vijim:

-e premte prej orës  17:00 – 22:00 

-e shtunë prej orës  09:00 deri 18:00 dhe 

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup - Ohër - Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave në intervalet si vijon:

-e premte prej orës 15:00 – 22:00, 

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe 

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR