Rritja e çmimeve të energjisë do të ishte për 27 për qind nëse pranohen kërkesat e kompanive
- Nëse pranohen kërkesat nga kompanit;, rritja e çmimit të energjisë do të ishte për 27 për qind, bëri të ditur sot Komisioni Rregullator për Energjetik.
- Post By Fami Bajrami
- 14:19, 12 dhjetor, 2023
Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Nëse pranohen kërkesat nga kompanit;, rritja e çmimit të energjisë do të ishte për 27 për qind, bëri të ditur sot Komisioni Rregullator për Energjetik.
Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski në konferencë për media tha se po fillojnë analizat për çmimin e energjisë elektrike dhe se deri në fund të javës së ardhshme pritet të sillen çmimet për MEPSO, MEMO dhe Elektroshpërndarjen.
Kërkesat janë dorëzuar nga këto tri kompani, por disa prej tyre, siç tha Bislimovski, nuk janë të plota për faktin se tenderi për furnizimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në MEPSO duhet të realizohet deri në fund të kësaj jave, por gjithashtu, Elektroshpërndarja e ka dorëzuar kërkesën para se ta realizojë tenderin e tyre, për shkak se në kërkesën e tyre nuk janë të dhënat për shpenzimet për firnizimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve.
"Prandaj KRRE nuk mund të thotë saktësisht se sa MEPSO ka kërkuar dhe sa ka kërkuar Elektroshprndarja. Gjithashtu kemi informacion te tenderi për furnizuesin universal se EMV ka ofruar një çmim dhe tashmë është një çmim që do të realizohet nga 57 euro për megavat orë në vend të 53 eurove të mëparshme për megavat orë dhe në vend që të sigurojë nevojat e përgjithhsme të 100 për qind për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të jetë 95 për qind", sqaroi Bislimovski.
Pastaj në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Energjinë, furnizuesi univerzal do të duhet të bëjë llogaritjet që duhet të dorëzohen për kontroll në KRRE.
"Në atë kontroll kemi të drejtë të marrim një vendim të veçantë më vëzhgime të përcaktuara saktësisht dhe ai vendim do të jetë i detyrueshëm për furnizuesin univezal", tha Bislimovski.
Në lidhje me tarifën e lirë e cila hyri në fuqi me 1 dhjetor, Bislimovski thekosi se sipas informatacioneve që i posedon, te grupi i parë i lexuar tashmë janë ndryshuar 80 për qind të njehsorëve, ndërsa nga 15 dhjetori duhet të fillojë ndryshimi i njehsorëve në grupin e dytë të grupit i leximit. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s
Фото: МИА архива