Rritet numri i viktimave në sulmin në qendrën tregtare në Sidnei
- Në sulmin me thikë në Qendrën tregtare Uestfild Bondi Xhankshën në Sidnein lindor kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa sulmuesi është qëlluar, kumtoi policia australiane.
Sidnei, 13 prill 2024 (MIA) - Në sulmin me thikë në Qendrën tregtare Uestfild Bondi Xhankshën në Sidnein lindor kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa sulmuesi është qëlluar, kumtoi policia australiane.
Janë plagosur disa persona, duke përfshirë një foshnjë nëntëmuajshe, e cila iu nënshtrua një operacioni. Siç raportohet jozyrtarisht nga mediat australiane, nëna e foshnjës iu nënshtrua plagëve të marra në spital dhe ajo është viktima e gjashtë e sulmit.
Gjatë sulmit në qendrën tregtare rastësisht ndodhej edhe një police e cila shpejt e kapi sulmuesin, ndërsa kur ai u kthye dhe iu drejtua me thikë, ajo e qëlloi atë", kumtoi policia.
Besohet se sulmuesi, një burrë 40 vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht nga policia, besohet se ka vepruar i vetëm dhe se sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin.
Kryeministri australian Entoni Albaneze shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
"Jam informuar për ngjarjet e tmerrshme në Bondi Xhakshën. Për fat të keq, janë raportuar më shumë viktima dhe mendimet e para të të gjithë australianëve janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Zemrat tona janë me të lënduarit dhe falënderojmë ata që kujdesen për ta, si dhe shërbimet tona të guximshme të policisë dhe të ndihmës së parë", ka shkruar ai në X. ls/