Rritet numri i turistëve dhe i bujtjeve
- Në muajin maj të këtij viti në vendin tonë janë evidentuar 106.604 turistë, prej të cilëve 25.5 për qind vendas, ndërsa 74.5 për qind të huaj, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 11 korrik, 2024
Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Në muajin maj të këtij viti në vendin tonë janë evidentuar 106.604 turistë, prej të cilëve 25.5 për qind vendas, ndërsa 74.5 për qind të huaj, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).
Numri i bujtjeve në maj arrin 200.439, prej të cilëve 29.4 për qind të gjithë janë turistë vendas, ndërsa 70.6 për qind të huaj.
Në periudhën janar-maj të vitit 2024, në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar, numri i turistëve është rritur për 12.0 për qind dhe atë: tek turistët vendas për 2.6 për qind, ndërsa të huaj për 16.6 për qind.
Numri i bujtjeve është rritur për 10.2 për qind dhe atë: tek turistët vendas për 8.8 për qind, ndërsa tek të huajt për 11.0 për qind. rq/
Foto: MIA