• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Tetovë, kompetentët bëjnë thirrje që të infektuarit të japin të dhëna të sakta, ndërsa të tjerët të vaksinohen

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Tetovë, kompetentët bëjnë thirrje që të infektuarit të japin të dhëna të sakta, ndërsa të tjerët të vaksinohen
Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Numri i rasteve aktive në vend dje ishte 197, prej të cilëve 66 në Shkup, 65 në Tetovë. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë 3.227 testimeve të bëra, janë regjistruar 21 raste të reja me Kovid-19 prej të cilëve 11 në Tetovë, nga tre në Shkup dhe Kumanovë, dy në Strugë dhe nga një në Gostivar dhe Shtip. Janë regjistruar shtatë pacientë, ndërsa nuk janë regjistruar pacientë të vdekur. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 155.823, numri i pacientëve të shëruar është 150.139, i të vdekurve është 5.487. Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se pas rritjes së përqindjes së të infektuarve nga të testuarit në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, në periudhë prej disa ditëve, Komisioni i sëmundjeve ngjitëse e ndjek situatën epidemiologjike në atë qytet dhe është në komunikim me Qendrën lokale të Shëndetit Publike, ku po analizohen të gjitha këto raste. “Sipas informacioneve të para, rritja e numrit të rasteve vjen nga dy klasterë të njohur. Klasteri i parë është prej një dasme, ndërsa i dyti është një familje shumëanëtarëshe e cila gjithashtu ka qenë në festim të vogël familjar. Kjo që shqetëson dhe me çfarë janë përballë punonjësit shëndetësorë është që disa nga pacientët pozitiv me kovid nuk kanë dhënë të dhëna dhe informacione të sakta për  kontakte, si do të mundej të parandalohet krijimi i klasterëve rreth dy klasterëve ekzistues, informojnë nga Ministria. Ministria U bënë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me epidemiologët, refuzimi i bashkëpunimit nga ana e pacientëve, shkakton vështirësi në zbatimin e anketave epidemiologjike, ndërsa kjo mund të sjellë në një numër të madh të të infektuarve.   “Tani për tani gëzon fakti se prej 65 rasteve aktive në Tetovë, vetëm 12 janë me simptoma dhe nuk ka të shtruar në qendrën për kovid në Spitalin Klinik në Tetovë. Deri më tani nuk është zbuluar varianti delta i SarsKov2, ndërsa te personat te të cilët është sekuencionuar varianti brazilian janë pozitiv ndaj kovid nga qershori.  Edhe krahas gjendjes së qetë epidemiologjike në vend, duhet secili prej nesh të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm  dhe t’i respektojë protokollet dhe masat për mbrojtjen e shëndetit. Mbajtja e higjienës personale e duarve, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës është diçka që duhet të jetë përgjegjësi personale e çdokujt prej nesh”, potencojnë nga Ministria dhe theksojnë se masat mund të ndryshohen dhe të vendosen kufizime nëse gjendja epidemiologjike i porosit këtë. Nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në rëndësinë e vaksinimit dhe theksojnë se numri më i madh i të vaksinuarve, do të thotë krijim të shpejtë të imunitetit kolektiv, ndërsa kjo është kryesore të mundet pandemia e kovidit Procesi i vaksinimit në teren po realizohet në territorin e gjithë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Është i madh interesimi për vaksinim pa termin të caktuar. Me dozën e parë dhe pa termin të caktuar vaksinohen personat e moshuar të cilët dëshirojnë të vaksinohen, në pikat e shtëpive të shëndetit përgjatë shtetit. Ueb faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinim të fëmijëve, informojnë nga Ministria. Ministri i këtij dikasteri, Venko Filipçe dje në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se tashmë nuk ka nevojë për caktim të terminit për vaksinim dhe prej tani, shpejtë, lehtë dhe thjeshtë mundet të vaksinohet secili. “Vizitoje institucionin më të afërt shëndetësor dhe vaksinohu pa termin të caktuar. Vetëm me sjellje të përgjegjshme ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve mund t’i japim fund pandemisë. Bëhu i përgjegjshëm, kujdesu për veten dhe për më të afërmit e tu”, theksoi Filipçe.   Vaksinimi, siç potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë, po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat për vaksinim në shtet. Interesi për vaksinim për çdo ditë po rritet. Në pikat për vaksinim në shtet deri dje janë vaklsinuar gjithsej 428.081 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.413 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 9.335 qytetarë. Në shtet gjithsej kanë aplikuar 676.620 doza të vaksinave, ndërsa janë rivakisnuar 248.539 qytetarë. Me numrat  e fundit, 56 për qind e popullatës mbi 70 vjeçarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, 53 për qind nga popullata mbi 65 vjeç u vaksinua me së paku një dozë të vaksinës dhe 49 për qind të popullatës mbi 60 vjeç u vaksinua me së paku një dozë të vaksinës. “Rivaksinimi po zhvillohet në sallat e sporteve përgjatë qyteteve në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastrir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në A1 QS Boris Trajkovski në Shkup”, njoftojnë nga Ministria. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR