• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritet numri i lejeve për ndërtim

Rritet numri i lejeve për ndërtim

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në tetor të vitit 2024 janë dhënë 363 leje për ndërtim, që është për 11.7 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin në 8.469.616 mijë denarë, që është për 12.3 për qind më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim të lëshuara, 216 (59.5 për qind) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 75 (20.7 për qind), për objektet e ndërtimit të ulët dhe 72 (19.8 për qind) për objektet e rikonstruimit.

Nga gjithsej 363 objekte, 223 (61.4 për qind) janë investitorë që paraqiten persona fizikë, ndërsa 140 (38.6 për qind) investitorët e objekteve janë pjesë e subjekteve afariste.

Në raportin është planifikuar ndërtimi i 913 ndërtesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 81.247 m2. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR