• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Rritet numri i intervenimeve të Ndihmës së shpejtë në Shkup

Rritet numri i intervenimeve të Ndihmës së shpejtë në Shkup

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Temperaturat jashtëzakonisht të larta të ajrit në vend ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Shërbimi urgjent mjekësor dje dhe sot ka shënuar një numër të shtuar intervenimesh për dallim me fundjavën. Deri sot pasdite është intervenuar në 36 raste. Sipas informacioneve nga Shërbimi urgjent mjekësor bëhet fjalë për persona të lënduar në aksidente trafiku, të fikët, rritje të tensionit të gjakut, ndërsa ekipet mjekësore kanë intervenuar gjatë zjarreve në Maxhari.

"Dje është shënuar një numër i shtuar ndërhyrjesh për dallim nga fundjava. Pati shtatë aksidente dhe pesë kolapse. Deri pasditen e sotme janë kryer 36 ndërhyrje. Ka pasur pacientë të cilët kanë qenë pa ndjenja, ka pasur zjarr në Maxhari, ka pasur shumë aksidente në komunikacion, shtypje të lartë të gjakut...", deklaroi për MIA-n dr. Milica Bubalo, shefe e Shërbimit urgjent mjekësor për trajtim shtëpiak në Shtëpinë e shëndetit – Shkup.

Rekomandimet për qytetarët janë të zakonshme për motin, të veshin rroba të hapura, të konsumohet më shumë lëngje dhe të shmangin kryerjen e punëve në natyrë.

“Duke pasur parasysh se duhet të kenë kujdes kur ngasin makina, biçikleta, skuterë...”, tha për MIA-n dr Bubalo.

Ndryshe, para fundjavës kur filloi vala e të nxehtit, mesatarisht deri në urgjencën mjekësore ka pasur 250 deri në 350 thirrje. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR