• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritet niveli i ujit të Liqenit të Ohrit

Rritet niveli i ujit të Liqenit të Ohrit

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Për një centimetër është rritur niveli i ujit të Liqenit të Ohrit, ndërsa nivelet e dy liqeneve të tjera natyrore në vend janë të njëjta si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit bërë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Përkundër kësaj, niveli i ujit në Liqeni e Ohrit është për tre centimetra më i ulët se mesatarja e muajit nëntor. Më i ulët se mesatarja me 1.93 metra është niveli i Liqenit të Prespës i cili është 21 centimetra nën minimumin absolut prej 841.91 metra mbi nivelin e detit. Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 1.66 metra më i lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit.

Nivelet e shumicës së lumenjve në vend janë gjithashtu më të ulëta se mesatarja dhe shënojnë rritje apo ulje të lehtë të nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme. Lumenjtë Babuna, Cërna Reka dhe Radika kanë rritje prej vetëm një centimetër, kurse rënien më të madhe prej 18 centimetra e ka lumi Vardar në pikën matëse afër Velesit ndjekur nga Strumica afër Novosellës me një rënie prej shtatë centimetra në krahasim me dje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR