• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritet kontingjenti i lejeve në transportin e mallrave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë

Rritet kontingjenti i lejeve në transportin e mallrave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve sot u mbajt takimi i Komisionit të përzier Maqedoni e Veriut-Gjermani për transport, të përbërë nga përfaqësues të ministrive kompetente, në të cilin u nënshkrua Protokoll, ku është paraparë rritje e kontingjentit të lejeve. me çka do të kontribuojë në avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në takimin, siç njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përfaqësues të Komisionit kanë rënë dakord për bashkëpunim më të madh midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me qëllim zhvillimin e transportit të mallrave. 

"Rritja e kontingjentit për leje të transportit të mallrave ka të bëjë me këto kategori: dypalëshe, transitore dhe për vendet e treta. Kjo është edhe një dëshmi e politikave të mira të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, përmes të cilave transporterët e Maqedonisë së Veriut fitojnë mundësi më të madhe për bashkëpunim me partnerët e tyre gjermanë në transportin rrugor ndërkombëtar", thuhet në njoftim. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR