Rritet kërkesa për ujë në markete pas paralajmërimit për ndërprerje të tij në Shkup
- – Po rritet kërkesa e ujit nëpër marketet në kryeqytet pas paralajmërimit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, se pjesa më e madhe e Shkupit nesër pas orës 22 do të mbetet pa ujë për shkak të sanimit të tubacionit kryesor.
- Post By Fitore Curri
- 15:11, 19 dhjetor, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) – Po rritet kërkesa e ujit nëpër marketet në kryeqytet pas paralajmërimit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, se pjesa më e madhe e Shkupit nesër pas orës 22 do të mbetet pa ujë për shkak të sanimit të tubacionit kryesor.
Në një pjesë të marketeve të cilat i vizitoi MIA, raftet me ujë, veçanërisht tubat mbi 5 litra, zbrazeshin.
“Sapo i renditim, i marrin”, tha njëra prej shitëseve.
Edhe gastronomët po përgatiten për ndërprerjen e paralajmëruar të furnizimit me ujë duke siguruar rezerva, ndërsa disa prej tyre mund edhe të mos punojnë aspak. Thonë se nëse ndërprerja e ujit zgjat dy-tre ditë ose më shumë, ata do të kenë dëme të mëdha.
Nga Ujësjellësi i Shkupit sot morëm përgjigje të njëjtë se ndërprerja e ujit në Shkup do të jetë nesër pas orës 22:00, deri në sanimin e defektit.
Pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e lagjeve në qytet, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rruga e plastikave deri te Ambasada e SHBA-së, Vizbeg, Bardovdcë, Hekuranë, Autokomandë zona e lartë, Gjorçe Petrov, Saraj, Shutkë, Fushë Tophanë, "Novosellski pat", Lagjja Dame Gruev, Vollkovë dhe Orman.
“Shfrytëzuesit tjerë nga Shkupi do të jenë pa ujë”, theksojnë nga ndërmarrja.
Për riparimin e defektit do të ndërpritet uji në tubën kryesore të qytetit F-1600, për shkak të realizimit të intervenimit të ndërlikuar të paralajmëruar operativ për riparimin e tubës kryesore.
Siç sqaruan, bëhet fjalë për më shumë mbyllës në tubacionin kryesor nga ana e djathtë e lumit Vardar, duke filluar nga qendra tregtare në Gjorçe Petrov, Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendër, Kisella Vodë, Draçevë, Pinti, 11 Tetori, Lisiçe, Lisiçe e re, Aerodrom, deri në Zelenikovë dhe Studeniçan.
Krahas këtij lokacioni, nga “Ujësjellësi dhe Kanalizimi" informojnë se do të riparohen edhe tre defekte të mbyllësve përgjatë tubës kryesore, dhe atë në shtrirjen nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri te udhëkryqi të bulevardit “Aradhat partizane” me rrugën “Nikola Parapunov”.
Potencojnë se ndryshimi i sistemit në pesë dekada mbyllës të vjetër dhe rehabilitim të pajisjes hidroteknike është e nevojshme me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë së rrjetit të ujësjellësit dhe përmirësimin e nivelit të presionit të rrjetit të ujësjellësit.
“Me vendosjen e zonave si metodë adekuate për kontrollin e humbjeve të ujit, mundësohen kushte për të reduktuar ndjeshëm kohën e nevojshme për riparimin e defekteve dhe kjo përpjekje është pjesë e strategjisë themelore për reduktimin e humbjeve të ujit në sistemin e ujësjellësit”, shtuan ata.
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, të martën në aksionin për mbjelljen e drunjve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, lidhur me ndërprerjen e paralajmëruar tha se nuk do të ketë nevojë për furnizim me ujë, për shkak se riparimi i defektit nuk do të zgjasë më shumë se një riparim i rregullt i ndonjë defekti tjetër në qytet.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me ndërprerjen e paralajmëruar të ujit të shtunën, Arsovska tha se pret që sanimi i defektit të përfundojë gjatë 24 orëve, përkatësisht siç tha, sipas planit të përgatitur nga persona teknik nga ndërmarrjet publike në Shkup, sanimi pritet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
"Ky defekt është një nga katër që do të riparohen dhe që do të përfundojnë gjatë fundjavës, të përgatitur nga personat teknikë të ndërmarrjeve publike të Shkupit sipas planit që të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, kështu që të mos ketë nevoj për mbushje të ujit, sepse nuk do të zgjasë me shume se sa nje riparim i rregullt i çfarëdo defekti qe kemi ne qytet. Të gjithë ata që për arsye politike apo të tjera duan të krijojnë pasiguri apo frikë tek popullata, u bëj apel që të mos e bëjnë këtë, sepse shërbimet që punojnë në qytet dhe sipas studimit që kemi përgatitur për gjendjen në të cilën ndodhen tubacionet kryesore, mendoj se absolutisht do të përfundojë brenda 24 orëve", tha Arsovska. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s