• e diel, 21 korrik 2024

Rritet intensiteti i komunikacionit në VK Bogorodicë dhe Tabanoc

Rritet intensiteti i komunikacionit në VK Bogorodicë dhe Tabanoc

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur, informojnë nga LAMM.

Shënohet intensitet më i madh i komunikacionit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR