• e enjte, 09 prill 2026

Rritet frekuenca në Qafë Thanë, shqiptarët nga fqinjësia për karburant dhe ushqim në shtet

Rritet frekuenca  në Qafë Thanë, shqiptarët nga fqinjësia për karburant dhe ushqim në shtet

 Strugë, 8 prill 2026 (MIA) - Çmimet më të ulëta të karburanteve dhe produktet ushqimore më të lira në vend kanë rritur frekuencën e udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës gjatë fundjavave. Shumica e udhëtarëve, kryesisht nga pikat kufitare në Shqipërinë fqinje, vijnë në Strugë për vizita të shkurtra njëditore për t'u furnizuar me karburant dhe për të blerë produkte ushqimore. Frekuencë më e lartë pritet edhe në prag të fundjavës së zgjatur të Pashkëve.

 Sipas të dhënave nga SPB Ohër, në fillim të këtij muaji fluksi i udhëtarëve përmes Qafë Thanë ishte 11 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 "Në periudhën nga 1 deri më 6 prill, në Stacionin Policor për VK Qafë Thanë regjistroi një fluks prej 40.734 pasagjerësh, që është një rritje prej 11 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2025 kur 36.775 pasagjerë kaluan nëpër këtë vendkalim. Në gjashtë ditët e para të muajit, 20.952 pasagjerë kanë  hyrë në vend (18.351 në vitin 2025), dhe 19.782 (18.424) kanë dalë" - informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

 Kryeministri Hristijan Mickoski, në fillim të kësaj jave, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se kemi sasi të qëndrueshme të karburantit dhe nuk duhet të ketë druajtje, megjithëse konsumi është rritur çdo ditë për shkak të presionit në vende të caktuara kufitare.

" Sa i përket sasive, jemi të qëndrueshëm, kemi mjaftueshëm, nuk duhet të kemi druajtje këtu, konsumi është rritur, nga 1.5 milion litra në ditë në dy milion litra në ditë. Kemi presion në vende të caktuara kufitare, gjithashtu e kemi zgjeruar masën nga 18 në 10 për qind të TVSH-së, të gjitha me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe bizneseve", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite në kompleksin e klinikës "Nënë Tereza", ku u lëshuan në përdorim gjashtë salla operacioni të rinovuara plotësisht.

 Një rritje e fluksit të pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga VK  Qyfë Thanë, sipas statistikave të policisë, ka ndodhur edhe në tre muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 "Fluksi i pasagjerëve në SP për VK Qafë Thanë për janar, shkurt dhe mars të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, është rritur me 6 për qind. Në tre muajt e parë të këtij viti, u arrit një fluks prej 435.534 pasagjerë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 - 411.677 pasagjerë. Në këtë periudhë në shtet kanë hyrë 223.498 (211.878 - 2025), ndërsa kanë dalë 212.036 (199,799) pasagjerë", deklaroi Dimoski. 

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR