• e premte, 27 dhjetor 2024

Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt të këtij viti janë rritur për 0,1 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me shkurtin e vitit 2022 shënojnë rritje prej 14,8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në shkurt në krahasim me janarin, rritje e çmimit  është vërejtur në grupet Pijet alkoolike për 0,5 për qind dhe Pijet joalkoolike për 0,3 për qind.

Çmimet e shërbimeve hotelierike, megjithatë, në dy muajt e parë të këtij viti janë rritur për 14,8 për qind në krahasim me periuhdln e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2022 çmimet janë rritur për 0,7 për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR