• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike

Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar - shtator 2024 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 5. 5 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit  2023 është rritur për 2. 8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në shtator të vitit 2024 krahasuar me gushtin e vitit 2024 është rritur për 0,2 për qind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet e Ushqimit për 0.3 për qind, Pijet Alkoolike për 0.3 dhe Pijet Joalkoolike për 0.1 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në shtator të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur për 5.2 për qind. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR