• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rripi i Gazës, një nga dy territoret palestineze në Lindjen e Afërt

Rripi i Gazës, një nga dy territoret palestineze në Lindjen e Afërt

Gaza, 9 tetor 2023 (MIA) – Rripi i Gazës ka të bëjë me një rrip të ngushtë ndërmjet Izraelit dhe Egjiptit në Detin Mesdhe, që është përafërsisht me madhësinë e Uashingtonit – territor më i vogël se Bregu Perëndimor. 

Pas krijimit të Izraelit në vitin 1948, Egjipti e kontrolloi Gazën thuajse dy dekada. Pas fitores së Izraelit në luftën gjashtëditëshe në vitin 1967 kundër fqinjëve të tij arabë, ai mori kontrollin mbi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Në 38 vitet e ardhshme e kontrolloi rripin dhe mundësoi ndërtimin e 21 lagjeve hebraike. 

Në vitin 2005, nën presionin ndërkombëtar dhe vendor, Izraeli tërhoqi rreth 9.000 ardhacakë izraelitë dhe forcat e tij ushtarake nga Gaza, duke e lënë enklavën të jetë e administruar nga administrata palestineze, e cila gjithashtu kontrollon pjesë të Bregut të okupuar Perëndimor. 

Sot, me mbi dy milionë palestinezë të cilët jetojnë në rreth 140 milja katrorë, ajo është “një nga territoret me dendësi më të madhe të popullsisë në botë”, sipas Gisha, organizatës joqeveritare izraelite. Gjysma e palestinezëve të cilët jetojnë në Gaza, janë më të rinj se 19 vjeç, por ata kanë gjasa të vogla ose kurrfarë gjasash për rritje socio-ekonomike dhe qasje të kufizuar deri te bota e jashtme. 

Hamasi, i cili vazhdimisht përplaset me liderët palestinezë të Bregut Perëndimor, të cilët zhvillonin bisedime për Marrëveshjen paqësore në Oslo, është lëvizje militante nacionaliste palestineze të cilën momentalisht e drejton Ismail Hanija. Mori kontrollin mbi Gazën pasi fitoi në zgjedhjet atje në vitin 2006. Prej atëherë, nuk janë mbajtur zgjedhje. 

Përkundër lutjeve të Kombeve të Bashkuara dhe grupeve për të drejtat e njeriut, Izraeli e mirëmban bllokadën tokësore, ajrore dhe detare të Gazës nga viti 2007, gjë që ka efekt shkatërrues mbi civilët palestinezë. Izraeli shprehet se bllokada, e cila i jep kontroll në kufijtë e Gazës, ndërsa e zbaton edhe Egjipti, është e domosdoshme për mbrojtjen e qytetarëve izraelitë nga Hamasi. 

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konsideron se bllokada është e paligjshme dhe shprehet se e shkelë Konventën e Gjenevës, akuzë kjo që autoritetet izraelite e mohojnë. KB-të, grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut dhe shkencëtarë juridikë, duke përmendur bllokadën, konsiderojnë se Gaza ende është nën okupim ushtarak nga Izraeli.

Një anketë e paradokohshme e Qendrës palestineze për hulumtim të politikave dhe anketave publikoi se një e treta e palestinezëve konsiderojnë se përçarja e brendshme dhe politike ndërmjet administratës palestineze në Bregun Perëndimor dhe Hamasin në Gaza është “zhvillimi më i dëmshëm që ka ndodhur nga viti 1948”. 

Anketa e njëjtë tregoi se më shumë se gjysma e palestinezëve që jetojnë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor do të votojnë për Hamasin para administratës palestineze. Popullariteti i grupit shënoi rritje pas konfliktit dyjavësh me Izraelin në vitin 2021, me ç’rast përafërsisht 75 për qind e të anketuarve konsiderojnë se Hamasi ruan xhaminë Al Aksa dhe vendet tjera të shenjta myslimane në Jerusalemin Lindor.

„Hjuman rajts uoç“ krahasoi kushtet në Gaza me “burg në të hapur”, duke menduar në kufizimet e lëvizjes që Izraeli i zbaton ndaj palestinezëve atje. Izraeli u ndalon palestinezëve të hyjnë ose të braktisin zonën “përveçse në raste ekstreme të rralla, që përfshijnë gjendje emergjente mjekësore të rrezikshme për jetën dhe listë shumë të shkurtër të tregtarëve”, sipas B’Tselem, grup izraelit për të drejtat e njeriut. 

Izraelitët, ardhacakët hebraikë dhe të huajt nuk u nënshtrohen atyre kufizimeve dhe mund të udhëtojnë lirisht në dhe jashtë Gazës. Me kalimin e viteve, Izraeli gradualisht i hapë vendkalimet tokësore kufitare nga Gaza drejt Izraelit, përveç njërit – i cili është i hapur vetëm për palestinezët me leje të aprovuara nga Izraeli. Egjipti në mënyrë sporadike mbyllë vendkalimin e tij tokësor kufitar me muaj, gjë që është mënyra e vetme në të cilën njerëzit në Gaza të mund të kenë qasje deri te pjesa tjetër e botës. 

Me kufizimin e importit dhe thuajse gjithë eksportit, bllokada 16 vjeçare e Izraelit e ka sjellë ekonominë e Gazës thuajse deri te kolapsi, me norma të papunësisë mbi 40%, sipas Bankës Botërore. Sipas KB-ve, më shumë se 65 për qind e popullatës jeton nën vijën e varfërisë, ndërsa 63 për qind e njerëzve në Gaza konsiderohen “të pasigurt në ushqimin” sipas Programit botëror për ushqim. Ka mbështetje të vogël psikologjike për gjeneratën e fëmijëve të cilët “jetojnë me efekte afatgjata psikologjike nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës”, thuhet në raportin e KB-ve, në të cilin janë përshkruar problemet e rritura me shëndetin mental, duke përfshirë edhe depresionin, te njerëzit e rinj të cilët jetojnë në Rripin e Gazës. 

„Mbyllja e Gazës i bllokoi njerëzit e talentuar, profesionalë, të cilët kanë shumë për t’i dhënë shoqërisë së tyre, t’i ndjekin mundësitë që njerëzit e vendeve të tjera i marrin si të gatshme”, thuhet në raportin e Hjuman Rajts Uoç për vitin 2021.

Pas sulmit befasuar të paradokohshëm të Hamasit në të cilin humbën jetën 700 izraelitë, kushtet për civilët në Gazë pritet të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Është i sigurt invadimi tokësor izraelit në Gaza, për të cilin Hamasi premtoi se do të kundërvihet ashpër. Ministri izraelit i Mbrojtjes publikoi “rrethim të plotë” në Gazë, duke ndërprerë gjithë rrymën, karburantin, ushqimin dhe ujin në enklavën. 

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR