• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Kandidatë për president të ri të shtetit janë Gordana Siljanovska Davkova, mbështetur nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski, mbështetur nga LSDM.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 1.814.317 votues të regjistruar në Listën zgjedhore. Për president do të zgjedhet kandidati i cili do të marrë shumicën e votave nga votuesit të cilët kanë votuar, nëse kanë votuar mbi 40 për qind e votuesve. Nëse edhe në rrethin e dytë të votimit asnjëri prej klandidatëve nuk e merr shumicën e nevojshme të votave, përsëritet e tërë procedura zgjedhore. Nëse përmbushet sensusi dhe zgjedhet presidenti i shtetit, inaugurimi i tij duhet të jetë më 12 maj.

Në rastet kur KSHZ me vendim do ta përsëritë votimin në rrethin e dytë zgjedhor sipas listave të kandiadtëve, votimi i prësëritur në rrethin e dytë zgjehdoir mbahet në afat prej 14 ditëve nga prëfundimi i rrethit tëd ytë të votimit në afatet e caktuara nga KSHZ-ja në pajtim me Kodin zgjedhor.

Од СДСМ побараа извинување од претседателскиот кандидат на ВМРО-ДПМНЕ Гордана Силјановска-Давкова за навредите кон актуелниот претседател Стево Пендаровски, кој се кандидира за втор мандат, к

Më 24 prill, në rrethin e parë të zgjedhjeve, Siljanovska Davkova fitoi 363.085 vota, ndërsa Pendarovski fitoi 180.499 vota. Në zgjedhje pati gjithsej shtatë kandidatë. Dalja e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 48,38 për qind përkatësisht në votim dolën 828.402 votues nga gjithsej të regjistruar 1.814.317 në Listën zgjedhore.

Votuesit sot vetëm njëherë do të mund të shkojnë në vendvotim dhe të deklarohen për dy lloje të zgjedhjeve ose të votojnë vetëm  për zgjehdjet presidenciale ose vetëm për ato parlamentare. identifikimi do të bëhet me aparatet e ashtuquajtura fingerprint.

Votimi zbatohet në 3480 vendvotime, ndërsa në 120 vende ka më pas se dhjetë votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 19:00. Votuesve të cilët hasen në vendvotime do t'u mundësohet të votojnë. Rezultatet nga votimi pritet të dihen më së voni deri në mesnatë.

Dje për zgjedhjet presidenciale votuan mërgimtarët, prëderisa edhe prë zgjedhjet presidenciale edhe prë zgjedhjet parlamentzare edhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve dhe dy persona të zhvendosur.

Kjo është hera e dytë që Siljanovska Davkova dhe Pendarovski të jenë kundërkandidatë në zgjedhjet për president të shtetit. Në zgjehdjet e kaluara presidenciale në rrethin e dytë të zgjehdjeve fitoi Pendarovski. Nëse Siljanovska Davkova fiton në këto zgjedhje, për herë të parë vendi do të ketë një grua për presidente. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR