• e martë, 22 tetor 2024

Rreth dyqind persona janë vaksinuar nga mëngjesi në poliklinikën "Bit Pazar"

Rreth dyqind persona janë vaksinuar nga mëngjesi në poliklinikën

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Vaksinimi falas kundër gripit sezonal, për grupet e rrezikuara të qytetarëve filloi nga sot në mbarë vendin. Në poliklinikën "Bit Pazar" ka 600 termine në ditë, ndërsa nga mëngjesi rreth dyqind persona janë vaksinuar, informoi pasdite mjekja Sanja Cilevska Mladenovska.

Ajo në një prononcim për mediat sqaroi se rrallë ndodh që dikush të humb terminin. Qytetarët vijnë në kohë, nuk ka pasur vonesa të mëdha. 

"Pacientët janë me termine të caktuara. Paraprakisht kishte mundësi të aplikojnë në vakcinacija.mk. Marrin SMS mesazh, ku qëndron vendi dhe koha se kur duhet të vijnë", përkujtoi Cilevska Mladenovska.

Ajo theksoi se gripi te një popullatë e caktuar mund të shkaktojë probleme dhe komplikime serioze dhe rezultate të pafavorshme të vetë sëmundjes.

"Qytetarët më të moshuar se 65 vjeç, ata të cilët kanë probleme kronike serioze, fëmijët e vegjël nga gjashtë deri në pesë vjet, gratë shtatzëna dhe punonjësit shëndetësor të cilët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj gripit përmes pacientëve të tyre, gjithsesi duhet ta marrin vaksinën. Sepse vaksinë është e mirë, mbron sigurt nga komplikimet. Ndoshta nuk do të mbrojë të mos sëmureni nga gripi, por do të mbrojë nga komplikimet serioze, hospitalizimet dhe rrjedha e padëshiruar", nënvizoi Cilevska Mlladenovska. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR