• e mërkurë, 17 korrik 2024

Rreth 3.000 pjesëmarrëse kanë vrapuar në garën e femrave Avicena

Rreth 3.000 pjesëmarrëse kanë vrapuar në garën e femrave Avicena

Shkup, 9 prill 2023 (MIA) - Në Shkup sot u mbajt edicioni i 11-të i Garës së femrave Avicena, në të cilën morën pjesë mbi 3.000 pjesëmarrëse. Sipas organizatorëve, ky është një rekord i ri për konkursin.

"Me garën e sotme të 11-të të grave Avicena, me një rekord prej 3.000 pjesëmarrëseve, pjesëtaret e gjinisë më të ndjeshme treguan se kujdesen për veten, trupin dhe shëndetin e tyre. Jam jashtëzakonisht i lumtur që kjo garë tërheq çdo vit një numër në rritje të konkurrentëve. I ftoj të gjithë të interesuarit që në periudhën e ardhshme të regjistrohen dhe të marrin pjesë në gara dhe natyrisht i presim vitin e ardhshëm në edicionin e 12-të të garës së femrave Avicena", tha Gordana Nikolovska nga Shoqata e sporteve të Shkupit.

Nisja dhe përfundimi i garës prej 3 kilometrash ishin në bulevardin “Ilinden” pranë shatërvanit Lotos.

Fituesja e edicionit të sivjetmë të garës Avicena për femra ishte Biljana Kiraxhieva me 10 minuta e 56 sekonda, në vendin e dytë Renata Sokolovska me 11 minuta e 20 sekonda, ndërsa piedestalin e plotësoi Frosina Mihajllovska me kohën prej 11 minuta e 30 sekonda. mb/

Foto: Avicena Gara e femrave

QËNDRONI TË LIDHUR