• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rreth 200 kompani do të paguajnë taksën e solidaritetit, pritet të mblidhen 80 milionë euro

Rreth 200 kompani do të paguajnë taksën e solidaritetit, pritet të mblidhen 80 milionë euro

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Rreth 200 kompani që realizuan mbi 10 milionë euro fitime do të mbulohen nga i ashtuquajturi Taksa e solidaritetit, dhe shuma që pritet të merret nga ky kontribut është 80 milionë euro, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Zgjidhja ligjore tashmë është në procedurë parlamentare dhe Kovaçevski pret që të përkrahet nga deputetët. Ai gjithashtu nuk konsideron, siç tha ai, se do të ketë shmangie nga kjo taksë solidariteti, sepse këto janë kompani të respektuara, të themeluara në tregun vendas.

Kryeministri nuk specifikon se cilat kompani do të duhet të paguajnë taksën e solidaritetit, ai vetëm theksoi se taksa do të vlejë për të gjithë ata që mbulon ligji.

"Zgjidhja ligjore i referohet fitimit shtesë. Fitimi i vitit të kaluar krahasohet me mesataren e viteve të mëparshme dhe ajo pjesë që është më e lartë për 20 për qind tatimohet me normën prej 30 për qind. Të gjitha kompanitë e përfshira në seksionin e dispozitave ligjore normalisht duhet ta shfaqin këtë taksë në bilancet e tyre tatimore në fund të periudhës së kontabilitetit. Nuk do të elaboroja kompanitë individualisht, sipas industrisë, sepse ligji është shumë i qartë", theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në "Vitalia".

Ai rikujtoi edhe një herë se një ligj i tillë ekziston në disa vende të rajonit, si dhe në vendet anëtare të BE-së.

"Më vjen mirë që ligji është miratuar nga Qeveria dhe tashmë është dërguar në Kuvend. Taksa e kontributit të solidaritetit nuk është veçori vetëm e vendit tonë, por edhe e shumë vendeve të tjera, anëtare të BE-së dhe vendeve të rajonit. Ligji u miratua përmes një dialogu gjithëpërfshirës me odat ekonomike dhe me kompanitë që kanë realizuar fitime të larta në vitet e fundit. Në fillim të krizës thamë se nuk është koha e bollëkut, por e solidaritetit, kur të gjithë duhet të kontribuojnë për shoqërinë", thekson Kovaçevski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR