• e premte, 05 korrik 2024

Rregulla të reja për debatin e parë presidencial mes Bajdenit dhe Trampit

Rregulla të reja për debatin e parë presidencial mes Bajdenit dhe Trampit

Atlantë, 21 qershor 2024 (MIA) - Debati i parë presidencial mes dy kandidatëve për president të SHBA-së, shefit aktual të shtetit, Xhozef Bajden dhe paraardhësit të tij, Donald Tramp, do të mbahet më 27 qershor në Atlantë, Xhorxhia, me rregulla të reja.

Rjjeti kabllor televiziv Si-En-En (CNN) i cili do ta emetojë debatin e parë, kumtoi se shtabi zgjedhor i kandidatëve u dakordua me rregullat e reja, që përfshijnë çkyçje të mikrofonit.

Të moderuar nga udhëheqësit e Si-En-En-it, Xhejk Taper dhe Dejna besh, emetimi është paraparë të zgjasë një orë e gjysmë, me dy pauza për reklama.

Nuk pati pauza për reklama kur Komisioni për debate presdienciale ishte i angazhaur për debatet televizive në tre dekadat e fundit. Për herë të parë prej vitit 1976, në studio nuk do të ketë publik.

"Të dy kandidatët u dakorduan t'u çkyçen mikrofonat kur nuk e kanë radhën të flasin, me çka pakësohet mundësia për ndërprerje. Gjatë debateve para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020, Tramp dhe Bajden vazhdimisht e ndërpritnin njëri-tjetrin. Duke i ndjekur hapat nga vitet e kaluara, moderatorët "do t'i prëdorin të gjitha mjetet e kapshme për menaxhimin e kohës dhe për sigurim të diskutimit civilizues", kumtuan nga Si-En-En.

Për dallim nga vitet e kaluara, kandidatët nuk do të kenë fjalime hyrëse. Ata do të kenë dy minuta të përgjigjen në pyetje, me replika njëminutëshe dhe përgjigje ndaj replikave.

Moderuatorët gjithashtu do të kenë të drejtë diskrecioni të japin minutë shtesë.

Në fund të debatit, kandidatët do të kenë dy minuta për fjalët përmbyllëse. ab/

Foto: EPА

QËNDRONI TË LIDHUR