• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rregjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup nesër dhe pasnesër me rastin e takimit të Procesit Bërdo - Brioni

Rregjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup nesër dhe pasnesër me rastin e takimit të Procesit Bërdo - Brioni

Shkup, 9 shtator 2023 (MIA) - Me rastin e takimit të liderëve në Procesin Bërdo - Brioni, nesër dhe pasnesër (10.09 dhe 11.09) në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kumtoi MPB.

"Gjatë këtyre dy ditëve për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ndodhen një numër i madh i delegacioneve të huaja dhe për ato shkaqe komunikacioni nëpër rrugët e qytetit dhe rajonit më të gjerë qendror të Shkupit do të zhvillohet nën kushte të regjimit të posaçëm të trafikut", theksojnë nga Ministria.

MPB u bën thirrje qytetarëve t'i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë në rrugët e përfshira me regjimin e posaçëm të trafikut. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR