• e premte, 27 dhjetor 2024

Rosval arriti në Shkup, sot tet-a-tet takim me zëvendës kryeministrin Mariçiq

Rosval arriti në Shkup, sot tet-a-tet takim me zëvendës kryeministrin Mariçiq

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu-Halili mbrëmë në Aeroportin ndërkombëtar - Shkup e ka pritur delegacionin suedez , të udhëhequr nga ministrja për BE dhe Bashkëpunim Nordik, Jesika Rosval.

Siç informoi Sekretariati për çështje evropiane, Abdiu-Hlili i dëshiroi mirëseardhje ministres për BE dhe Bashkëpunim Nordik në Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë dhe tha se vizita zyrtare në Shkup është edhe një konfirmim të përkrahjes së vazhdueshme që Suedia ia ofron shtetit tonë në procesin eurointegrues, me bindje se në të njëjtën kohë do të japë nxitje shtesë për bashkëpunim mes dy shteteve.

Rosval, siç u paralajmërua, sot do të realizojë takim tet-a-tet me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ndërsa do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, delegacioni suedez do të takohet edhe me përfaqësues të partisë opozitare VMRO-DPMNE.

"Ministri për BE dhe Bashkëpunim Nordik, Jesika Rosval vizitën në Shkup e realizon gjatë kohës së kryesisë suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian, që është me rëndësi të madhe politike për ne dhe për procesin e negociatave me BE-në", informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane.

Nga Shkupi, delegacioni suedez niset për Tiranë, ku ministrja Rosval do të realizojë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë. bsh/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR