• e enjte, 18 korrik 2024

"Rolling stoun": 10-të TV seritë më të mira për vitin 2023

Los Anxhelos, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Revista "Rolling stoun" publikoi top listën e serive më të mira televizive për vitin 2023. Në mesin e tyre janë "Ted Laso", "Zonja e mrekullueshme Mejzel", "Sledored" dhe "Beri", të cilët këtë vit përjetuan episodet e tyre të fundit.

Në vendin numër 1 është "Qentë e rezervimit" (Reservation Dogs) seria e "Ef-eks" për katër adoleshentë, Amerikanët vendas që jetojnë në Oklahomën rurale dhe ëndërrojnë të jetojnë në Kaliforni... Por, për shkak se kanë nevojë për para, ata merren me një sërë krimesh të vogla në lagjen ku jetojnë.

Në vend të dytë është "Ariu" (The Bear), ndërsa pastaj vijojnë "Sledored" (Succession), "Pokerfejs" (Poker Face), "I fundit nga ne" (The Last of Us), "Grindje" (Beef, e vlerësuar me 100 pikë të përkryera nga rekomandimet e ueb faqes "Roten tomejtos". Ndër 10-të më të mirët janë edhe "Samurai me sy blu" (Blue Eye Samurai), "Kank për Tokën" (Cunk on Earth), "Dikush, diku" (Somebody Somewhere) dhe komedia "Festa ka mbaruar" (Party Down). sa/

Foto: Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR