• e premte, 27 dhjetor 2024

"Roling stouns" nesër do ta prezantojë albumin e ri

Londër, 5 shtator 2023 (MIA) - Rok-bendi legjendar "Rolling stouns" pas 18 vjetëve do të publikojë album të ri, i cili njëherit do të jetë i pari pas vdekjes së anëtarit shumëvjeçar - bateristit Çarli Uots.

Mik Xheger, Kith Riçards dhe Roni Vud të mërkurën do të jenë të ftuar në emisionin e moderatorit të njohur amerikan Xhimi Falon, ku zyrtarisht do ta prezantojnë albumin e ri "Hackney Diamonds", dhe kjo mund të shihet edhe në Jutjub.

"Komuna londineze Henki ndoshta është zemra e "Hackney Diamonds", por ky është momenti i duhur që duhet ta ndajmë me fansat nga e gjithë bota përmes Jutjubit", thuhet në internet faqen zyrtare të bendit.

Grupi i rokut ekziston që nga viti 1962.  mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR