• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rokas: Shpresoj se të gjitha partitë politike në vend të bashkohen dhe të ndërmarrin një hap vendimtar përpara, e ato janë ndryshimet kushtetuese

Rokas: Shpresoj se të gjitha partitë politike në vend të bashkohen dhe të ndërmarrin një hap vendimtar përpara, e ato janë ndryshimet kushtetuese

Shkup, 1 nëntor 2024 (MIA) - Euroambasadori në vend Mihalis Rokas sot në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se Maqedonia e Veriut do të marrë mbështetjen e BE-së dhe mbanë një nivel të lartë ambicie për të ecur drejt negociatave të anëtarësimit, por për të çuar përpara procesin, duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që, siç tha ai, të përfshihen qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera si bullgarët, dhe për çka ra dakord se do ta bënte atë.

Sipas tij, në raportin e BE-së ka strukturë më ndryshe me qëllim që të mund të lexohet më lehtë, e prej aty Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi gjenden në faqen e parë të Raportit me BE-në.

"Dhe po, do ta keni mbështetjen tonë. Si përgjigje do të doja të them se ka struktura të ndryshme në raportin për vendin, me qëllim që më lehtë të mund të lexohet dhe është më e shkurtë dhe sigurisht që të gjitha 120 rekomandimet janë përmendur paraprakisht, dhe këtu është edhe kjo pjesë. Nuk ekziston arsye tjetër, bëhet fjalë vetëm për atë që të gjithë të fokusohen në elemente thelbësore ku ne bëjmë rekomandimet në mënyrë që të lexohet më lehtë dhe më pas të gjitha të mund të shkojnë në faqet e tjera për të parë se çfarë në të vërtetë kemi analizuar. Sigurisht, nuk duhet të thuhet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimi rajonal mbeten si një element thelbësor i procesit të zgjerimit", tha Rokas në përgjigjen e pyetjes nëse ajo që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në faqen e parë të Raportit të KE-së do të thotë se vendi nuk i përmbush sa duhet marrëdhëniet me fqinjët.

Rokas përkujtoi se gjatë vizitës së javës së kaluar në Shkup, kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen tha një mesazh të qartë. 

"Nuk është e mundur të spekulohen hipoteza, por ajo që është e qartë dhe ajo që do të doja të them është se kur kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen ishte në këtë foltore, ajo dha një mesazh të qartë dhe unë do të doja ta citoja atë. Së pari, ka pasur diskutime për bashkëpunim të shkëlqyer dhe ajo sigurisht e falenderon Maqedoninë e Veriut për këtë dhe pastaj 'kemi qëllim të qartë, ajo të hapet Klasteri Themelet sa më shpejtë të jetë e mundur. Pothuajse kemi arritur deri aty. E dijmë se bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese, të cilat vendi juaj u obligua që t'i zbatojë. Tani kemi nevojë për përpjekje të përbashkëta, bashkëpunim dhe dialog dhe shpresoj që të gjitha partitë politike në vend të bashkohen dhe të ndërmarrin këtë hap vendimtar përpara', dhe më pas vazhdoi se është e bindur, ashtu siç tha kryeministri, se mund t'i kapërcejmë pengesat të cilat janë ende atje dhe që ende ekzistojnë atje. Kaq kam për të thënë", tha Rokas. 

Ai citoi pjesë të Raportit për përparimin e vendit, duke theksuar se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të ofrojë paralelisht zbatimin e reformave në lidhje me BE-në, veçanërisht në Klasterin Themele - përkatësisht gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa besimi në sistemin e drejtësisë duhet të përforcohet, ndërsa shtoi, korrupsioni duhet të zgjidhet përmes një ndjekjeje të mirë të çështjeve në gjykata dhe në prokurori.

Sa i përket tregut të brendshëm, shtoi euroambasadori, vlerësimi i përgjithshëm mbetet i përzier – përparim i caktuar, më pak përparim, por fusha të tilla si lëvizja e lirë e punëtorëve, mallrat dhe politika e konkurrencës, pronësia intelektuale, duhet të përmirësohen.

Ai theksoi se një pjesë shumë pozitive e raportit është se vendi mbetet plotësisht i harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. qa/bsh/

Foto: Printskrin

Video: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR