Rokas për rastin me Lotarinë Shtetërore: Ta lejojmë drejtësinë të flasë vetë për vete
- Euroambasadori në vend Mihalis Rokas, nuk ka komentuar rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore, duke theksuar se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë për vete.
- Post By Fami Bajrami
- 16:29, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Euroambasadori në vend Mihalis Rokas, nuk ka komentuar rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore, duke theksuar se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë për vete.
"Nuk kemi asnjë koment në këtë fazë. Le të lejojmë vetë gjyqësorin dhe prokurorinë publike në vend të vazhdojnë hetimet. Mendoj se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë për vete", deklaroi Rokas, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbjelljes së pemëve në Mega Parkun e ri në komunën Karposh.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Angela Ageler, sot gjithashtu, nuk ka komentuar hetimet dhe akuzat, të cilët u ngritën ndaj dy funksionarëve, pasi vendi i saj i vendosi në të a.q. listën e zezë si të dyshuar për korrupsion.
"Nuk mundem. Unë nuk jam pjesë e asnjë procesi të brendshëm hetimor në këtë vend", tha sot Ageler, e pyetur nëse mund të komentonte hetimin që filloi pasi dy zyrtarët u vendosën në "listën e zezë" nga Departamenti i Shtetit. rq/bsh/
Foto: MIA