• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rivotimi i mundshëm në shtatë vendvotime është temë e takimit të jashtëzakonshëm të kryesisë së BDI-së

Rivotimi i mundshëm në shtatë vendvotime është temë e takimit të jashtëzakonshëm të kryesisë së BDI-së

Tetovë, 18 maj 2024 (MIA) - Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë.

Para fillimit të takimit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti paralajmëroi se takimi i kryesisë është me qëllim të sjelljes së vendimit, ndërkaq me rezultatet nga shtatë vendvotime nga 8 maji, për të cilat duhet të ketë rivotim.

"Kjo situatë na çoi drejt gjendjes që të thërraasim takim urgjent të kryesisë, pas çka do të pasojnë edhe takime me ekspertë, për këtë padrejtësi që i është bërë Frontit. Ky moment vjen pas analizës së vendimeve të VMRO-së dhe LSDM-së për prësëritje të zgjedhjeve në këto vendvotime, me qëllim që ata të bashkohen, vetëm e vetëm që Fronti të mos jetë forca e dytë në vend. Kjo është bërë nga dy partitë më të mëdha të nacionalitetit maqedonas, të cilat për fat të keq druajmë se do të kenë ndikim edhe në marrëdhëniet ndëretnike të cilat ne nuk i dëshirojmë", deklaroi Ahmeti.

Sipas kryetarit të BDI-së, rivotimi ka prapavijë të rrezikshme.

"Ne do të bëjmë analizë. Gjithashtu kjo përsëritje që do të bëhet, bëhet me një prapavijë të rrezikshme që ne shqiptarët të vritemi, siç ndodhi në një vendvotim në Komunën e Zhelinës, këtë nuk e dëshirojmë, as nuk do të ndodhë. Nëse dikush ka strategji të qëllojmë en shqiptarët mes veti, nuk do të realizohet", tha Ahmeti. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR