• e martë, 24 dhjetor 2024

Rivotim në shtatë vendvotime për zgjedhjet parlamentare më 22 maj, BDI konsideron se po bëhet inxhiniering zgjedhor

Rivotim në shtatë vendvotime për zgjedhjet parlamentare më 22 maj, BDI konsideron se po bëhet inxhiniering zgjedhor

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Rivotimi në shtatë vendvotime në njësitë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore do të mbahet më 22 maj, kumtoi dje në mbledhje Komisioni shtetëror zgjedhor pas vendimeve të Gjykatës administrative e cila i refuzoi si të pabaza të gjitha shtatë paditë nga koalicioni "Fronti evropian" kundër vendimeve të KSHZ-së. Për shkak të vendimit të këtillë të Gjykatës administrative dhe të KSHZ-së, dje mbajti mbledhje urgjente kryesia e BDI-së, pas prëfundimit të së cilës vetëm shkurtimisht u kumtua se qëndrimin rreth kësaj çështje partia do ta ndërtojë me partnerët e koalicionit. Para mbajtjes së mbledhjes, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se po bëhet inxhiniering zgjedhor me qëllim që partisë t'i merren dy vende të fituara deputetësh.

Komisioni shtetëror zgjehdor (KSHZ) dje, në mbledhjen e 105-të, unanimisht e miratoi propozimin që të përsëritet votimi në Njësinë zgjedhore (NJZ) 5 në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit, si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës. Votimi do të mbahet të mërkurën e ardhshme, më 22 maj 2024.

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot i kumtoi mandatet e fituara për deputetë në prëbërjen e re parlamentare pas zgjehdjeve të mbajtura më 8 maj të këtij viti. Siç informoi kryetari i KSHZ

KSHZ në mbledhje i shkarkoi edhe kryetarët e këshillave zgjedhorë, anëtarët dhe zëvendësit e tyre në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës, 1272 në Komunën e Ohrit dhe 2101 në Komunën e Zhelinës.

Duke pasur parasysh se afatet janë të shkurta për zgjedhje të këshillave të ri zgjedhorë, që të jetë i rregullt rivotimi, komisionet komunale zgjedhore (KKZ) do të duhet të angazhojnë disa nga këshillat zgjehdorë tashmë ekzistues, apo nga vendvotimet më të afërta, dhe për atë do të duhet të dërgohet njoftim në KSHZ.

Fushata për rivotim do të zgjasë nga e hëna, 20 maj 2024, ora 00:00. Me atë rast, do të vlejnë listat e njejta për të sëmurë dhe persona të pamundur, nuk do të ketë mundësi të paraqiten të reja.

Sipas KSHZ-së, ka mundësi për ndryshime dhe propozime për përfaqësues të autorizuar të kandidatëve. Kjo vlen edhe për anëtarët e këshillave zgjehdorë të cilët janë propozuar nga partitë politike.

Anëtari i Komisionit, Boris Kondarko e tregoi qëndrimin e KSHZ-së lidhur me vendimet e mbrëmshme të Gjykatës administrative. KSHZ, tha Kondarko, e konfirmoi sjelljen dhe punën e vet profesionale, dëshmoi se pavarësisht rezultateve zgjedhore, tërësisht i respekton dhe i zbaton në mënyrë të rregullt të gjitha procedurat ligjore.

Управниот суд денеска треба да ги разгледува тужбите на Левица, СДУ и на МОРО Работничка партија, на одбиените приговори од Државната изборна комисија за парламентраните избори одржани на 15

Paraparkisht, Gjykata administrative në afatin e paraparë me ligj i refuzoi si të pabaza të gjitha shtatë paditë e koalicionit "Fronti evropian" kundër vendimeve të KSHZ-së për rivotim të zgjehdjeve parlamentare 2024. me vendimet e Gjykatës administrazive u konfirmuan vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë zgjehdore.

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) dje i kumtoi mandatet e fituara për deputetë në prëbërjen e re parlamentare pas zgjehdjeve të mbajtura më 8 maj të këtij viti. Siç informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, për njësitë zgjedhore 5 dhe 6 ku në disa vendvotime do të duhet të rivotohet, rezultatet janë marrë me simulim dhe teknikë të posaçme në bazë të Modelit të Dontit dhe me to janë përfshirë deputetët të cilët sigurisht hyjnë në Kuvend. Pas rivitimit, KSHZ me konkludim të posaçëm do t'i kumtojë mandatet e fituara shtesë.

Pas vendimeve të Gjykatës administrative, para fillimit të takimit të partisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti paralajmëroi se takimi i kryesisë është me qëllim të sjelljes së vendimit pas rezultateve nga shtatë vendvotime të 8 majit, për të cilat duhet të ketë rivotim.

"Kjo situatë na çoi drejt gjendjes që të thërraasim takim urgjent të kryesisë, pas çka do të pasojnë edhe takime me ekspertë, për këtë padrejtësi që i është bërë Frontit. Ky moment vjen pas analizës së vendimeve të VMRO-së dhe LSDM-së për prësëritje të zgjedhjeve në këto vendvotime, me qëllim që ata të bashkohen, vetëm e vetëm që Fronti të mos jetë forca e dytë në vend. Kjo është bërë nga dy partitë më të mëdha të nacionalitetit maqedonas, të cilat për fat të keq druajmë se do të kenë ndikim edhe në marrëdhëniet ndëretnike të cilat ne nuk i dëshirojmë", deklaroi Ahmeti.

Sipas kryetarit të BDI-së, rivotimi ka prapavijë të rrezikshme.

"Ne do të bëjmë analizë. Gjithashtu kjo përsëritje që do të bëhet, bëhet me një prapavijë të rrezikshme që ne shqiptarët të vritemi, siç ndodhi në një vendvotim në Komunën e Zhelinës, këtë nuk e dëshirojmë, as nuk do të ndodhë. Nëse dikush ka strategji të qëllojmë en shqiptarët mes veti, nuk do të realizohet", tha Ahmeti. 

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë.

 Dje pas përfundimit të takimit të kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në selinë e tyre në Reçicë të Vogël të Tetovës, u paralajmërua se qëndrimi lidhur me rivotimin në shtatë vendvotime për zgjehdjet parlamentare do të ndërtohet së bashku me të gjitha partitë nga Fronti evropian. Zëdhënësi Arbër Ademi paralajmëroi se do të kenë takime të tjera me të gjithë partnerët në kuadër të Frontit evropian.

"Sot i shqyrtuam të gjitha ngjarjet politike, vëmendje të posaçme shkaktoi inxhinieringu zgjedhor. Dhe para se të parashtrohen ankesat, ne e njoftuam opinionin sepse patëm informata nga dora e parë në të cilat përbëhen "marrëveshjet" politike. I njoftuam të gjithë qytetarët, partnerët tanë, kjo u konfirmua me vepra konkrete edhe në Komisionin shtetëror zgjedhor, por edhe në Gjykatën administrative. Për hapat e mëtutjeshme kryetari Ahmeti dp të ketë tkaime koordinuee me të gjitha partitë politike të cilat e përbëjnë Frontin evropian. Kështu që, nuk çka të shtojmë më shumë përveç se kryetari Ahmeti tashmë e ndau me të gjithë ju para fillimit të takimit të sotëm", deklaroi Ademi duke shtuar se nuk çka të shtohet më përveç asaj që Ahmeti tashmë e ndau me opinionin para fillimit të takimit. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR