• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ristovska: Përsëri nuk do të ketë përgjegjësi për përgjimet ilegale në shtet, që është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në KP

Ristovska: Përsëri nuk do të ketë përgjegjësi për përgjimet ilegale në shtet, që është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në KP

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Ashtu si në dy rastet e tjera të mëparshme të përgjimeve edhe në këtë rast, për fat të keq nuk do të kemi zgjidhje penalo juridike dhe sërish nuk do të ketë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme në vend. Kemi vjetërsim të plotë që është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në Kodin penal, thotë prokurorja publike Lençe Ristovska për rastin “Target-Fortesa”.

Pasi Gjykata në seancën e sotme mori vendim për ndërprerjen e procedimit penal për rastin “Target-Fortesa” në pjesën e përgjimeve të paligjshme për shkak të vjetërsimit, prokurorja Ristovska në një deklaratë për media ka sqaruar se ende nuk është vjetërsuar pjesa e lëndës që i referohet shkatërrimit të pajisjeve të përgjimit.

Të akuzuar për këtë pjesë të atyre që janë në sallë janë Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski, ndërsa në arrati janë Nikolla Bishkovski dhe Goran Gruevski dhe kemi për falsifikim të dokumenteve edhe një të akuzuar, ajo është Valentina Simonoska. Këtu ende nuk përfaqësohet vjetërsimi, por sigurisht ndryshimet nga KP-ja do të kenë implikime, sepse afati është shkurtuar dhe rrjedhimisht dhe për këtë ekziston mundësia e vjetërsimit edhe të kësaj pjese", sqaroi Ristovska.

Në seancën e ardhshme për lëndën, sqaroi Ristovska, nuk do të paraqiten Sasho Mijallkov, Nadica Nikoliq, Marjan Shumolikovski, Ilija Isakovski, Silvana Zllatkova dhe Vladimir Marelov. 

E pyetur se kush do ta paguajë dëmin për përgjimin me përfundim të tillë ligjor të rastit, Ristovska thotë se shpenzimet e procedurës penale bien në Buxhet.

Implikimet financiare që do të shkaktojë kjo lëndë në Buxhetin e shtetit, sipas prokurores, nuk janë aspak të papërfillshme.

Implikimet që do të shkaktojnë këto ndryshime në KP, sipas Ristovskës, do t'i ndjejmë akoma si shoqëri.

Gjykata në seancën e sotme ka marrë vendim për ndalimin e procedurës penale në rastin “Target-Fortesa” për të akuzuarit Goran Gruevski, Sasho Mijalkov, Nadica Nikoliq, Vladimir Varelov, Marijan Shumulikoski dhe Vasil Isakovski për veprat penale “shoqërim kriminal" dhe "shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" për shkak të vjetërsimit të akteve me ndryshimet në Kodin Penal të datës 7 shtator 2023. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR