• e premte, 27 dhjetor 2024

Ristoska: Ndryshimet në Kodin Penal i perceptoj si fyerje për të gjithë profesionistët

Ristoska: Ndryshimet në Kodin Penal i perceptoj si fyerje për të gjithë profesionistët

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Ndryshimet e fundit në Kodin Penal unë personalisht i perceptoj si fyerje për të gjithë profesionistët që investuan para së gjithash në luftën kundër korrupsionit, tha sot prokurorja Lençe Ristoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas panelit të parë të konferencës "Forcimi i grave dhe të rinjve në luftën kundër korrupsionit" dhe në inkorporimin e të drejtave dhe vlerave themelore evropiane në rajon".

Sipas Ristoskës, këto ndryshime do të prekin më së shumti krimet korruptuese. Një pjesë e madhe e rasteve në të cilat janë investuar shumë burime dhe energji  tashmë janë të vjetruara.

Ajo tha gjithashtu se çdo ndryshim që mund ta shpëtojë dikë nga përgjegjësia penale, nuk e përjashton interesin pronësor nga përgjegjësia, pra konfiskimi edhe më tutje mbetet në fuqi.

"Do të thosha se ndryshimet në Kodin Penal prekin kulturën e mosndëshkimit, e cila është zgjatur disi në vitet e fundit. Dhe Prokuroria, për mendimin tim, është përballur me një detyrë të pafalshme dhe të vështirë. Kemi afate të shkurtra, ku vjetërsimi nuk është i përfaqësuar, duhet të përfundojë sa më shpejt. Nga ana tjetër, burimet janë ashtu siç janë, kushtet tona nuk janë përmirësuar. Lëndët në të cilat kemi investuar shumë burime dhe energji tashmë janë duke u vjetëruar, një pjesë e madhe e tyre. Të paktën për çështjet që trajtoj unë, jemi në proces analize për të parë saktësisht se çfarë implikimesh do të kenë këto ndryshime në Kodin Penal. Por, unë personalisht i perceptoj ndryshimet si fyerje për të gjithë profesionistët që kanë investuar në luftën, para së gjithash, kundër korrupsionit, sepse këto ndryshime do të prekin më së shumti krimet korruptuese", theksoi Ristoska.

Sa i përket rasteve dhe parashkrimit të tyre, ajo përmendi se do të bëhet gjithçka për të përfituar sa më shumë nga aspekti i dënimit.

"Mund të flas nga këndvështrimi im dhe si do të veproja, në çdo rast do të çojmë në maksimum gjithçka që mund të nxirret. E kam fjalën për ato raste ku tashmë ka një gjykim. Për hetimet në vazhdim dhe rastet që nuk janë ende në gjykim, sigurisht që hetimet do të përfshijnë segmente shtesë. Për rastet që janë tashmë në gjyq, po, do të duhet të bëhen rikualifikime diku, për të parë, për të përfituar sa më shumë nga situata. Dhe këtu dua vetëm të nënvizoj, të mos harrojmë se çdo ndryshim që mund të shpëtojë dikë nga përgjegjësia penale, nuk e përjashton interesin pronësor nga përgjegjësia, pra konfiskimi mbetet ende në fuqi. Më e pakta që mund të bëjmë është në çështjet gjyqësore ku kemi mundësi të luftojmë që konfiskimi të zbatohet", thekson prokurorja.

Dhe me konfiskimin e gjykuar, diku, tha Ristoska, ka probleme.

"E kuptoj që kemi probleme në pjesën e konfiskimit. Por nënvizoj detyrimin e Prokurorisë që të bëjë gjithçka që është e mundur që prona të konfiskohet më tej, pasuria në interes të shtetit dhe vetë zbatimi aty ku tashmë janë konstatuar probleme, besoj se një bashkëpunim më i mirë ndërinstitucional nevojitet, madje edhe vullneti politik për të ndryshuar disa zgjidhje ligjore që konfiskimi të ringjallet", tha prokurorja sa/

QËNDRONI TË LIDHUR