• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Risteski: Së pari do t'i shohim rezultatet përfundimtare, pastaj do të vendosim nëse do të sjellim masa për kufizimin e çmimeve dhe marzhave

Risteski: Së pari do t'i shohim rezultatet përfundimtare, pastaj do të vendosim nëse do të sjellim masa për kufizimin e çmimeve dhe marzhave

Shkup, 29 prill 2025 (MIA) – Ministria e Ekonomisë dhe Punës së pari do t’i shohë rezultatet përfundimtare të cilat i dha masa për çmime dhe marzha të kufizuara, ndërsa pastaj do të vendosë çka do të bëjmë më tutje, paralajmëroi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. 

“Nga ajo që kemi deri më tani nga Enti Shtetëror i Statistikës, rezultatet janë të mira, por presim rezultatet përfundimtare, të cilat do të jenë gati javën e ardhshme. Nëse ka nevojë, do të vazhdonim me masën, e nëse jo, atëherë ekonomia e tregut mbetet të rregullojë çmimet”, deklaroi Risteski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të forumit të ekspertëve në kuadër të projektit "Forcimi i të Drejtave të Konsumatorëve në Shërbimet Financiare", i organizuar nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM).

Risteski shpreson se të gjithë pjesëmarrësit në zinxhirin e tregtisë tashmë e mësuan mësimin dhe se në plan të parë duhet të jenë qytetarët dhe mbrojtja e standardit jetësor. 

“Të gjithë bashkë duhet të bëjmë çmos që ta mbrojmë standardin e qytetarëve dhe të mos bëjmë ngritje artificiale të inflacionit dhe çmimeve kur nuk ka raste ekonomike për këtë, gjegjësisht t’i respektojmë ligjet e ekonomisë”, theksoi Risteski. 

Paralajmëroi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës është në fund të përgatitjes së Shportës mesatare të konsumit dhe shtoi se do të duhet të shkojë në filtra të ardhshme, para së gjithash në Këshillin Ekonomik – Social ku do ta shqyrtojnë sindikatat, punëdhënësit dhe Qeveria. Pastaj, siç tha, do të prezantohet para publikut. 

Saktësoi se Shporta mesatare e konsumit bazohet në informacione shumë cilësore nga Enti Shtetëror i Statistikës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërsa çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe produktet të cilat i shfrytëzojnë qytetarët në përditshmëri janë marrë nga shumica e marketeve nga pjesë të ndryshme të vendit. 

“Të dhënat nga shporta mesatare e konsumit do të përdoren ekskluzivisht për krijimin dhe hartimin e politikave ekonomike cilësore për mbrojtjen e standardit të jetesës, e jo për krijimin e mendimit publik. Për këtë, do të na duhen të dhëna relevante nga institucionet dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, mbi bazën e të cilave do të ndërtojmë masa ekonomike cilësore që do të mbrojnë standardin e jetesës”, theksoi Risteski.

Nesër skadon masa për çmime dhe marzha të kufizuara të cilën e vendosi Qeveria para festave të Ramazanit dhe të Pashkëve. Në bazë të të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës kontribuoi për stabilizimin e çmimeve dhe uljen e inflacionit në pjesën e produkteve ushqimore themelore. fc/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR