• e premte, 27 dhjetor 2024

Riorganizim i Qendrës Klinike deri në fund të majit ose në fillim të qershorit të këtij viti

Riorganizim i Qendrës Klinike deri në fund të majit ose në fillim të qershorit të këtij viti

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti thonë se shfuqizimi i drejtorëve organizativë të Qendrës klinike "Nënë Tereza" dhe riorganizimi atje do të mbetet për pas zgjedhjeve të majit. Në pyetjen e një gazetari Kovaçevski theksoi se procesi ka filluar shumë kohë më parë, por janë penguar ta përfundojnë për shkak, siç tha, krizave të shumta dhe sfidave.

"Pothuajse katër vite jemi fillimisht në kovid krizën, krizën ekonomike, megjithatë kur në momentin e parë kur kapacitetet e personelit mjekësor dhe kapacitetet e Ministrisë së Shëndetësisë hynë në ujëra më normale, ministri menjëherë dorëzoi informacion që njëzëri u miratua në Qeveri.  Ribashkim është të kemi një qendër klinike në të cilën do të njihen përgjegjësitë, obligimet dhe kompetencat, përmes një hierarkie që do të arrihet përmes procesit të zbatimit të këtij informacioni dhe konkluzioneve përkatëse që janë miratuar", tha Kovaçevski, pyetjen e gazetarëve pas promovimit të pajisjeve të reja për testim gjenetik në ASHAM,

Mexhiti tha se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, të cilën e konsideron si prioritet pasi është emëruar të udhëheqë resorin shëndetësi.

"Kryeministri me të vërtetë ka pasur mbështetje të parezervë për mua si ministër dhe për të gjithë anëtarët e Qeverisë. Për këtë, luftëtarët kryesorë ishim unë dhe kryeministri për ta çuar deri në fund dhe ky do të jetë realitet diku nga fundi i majit ose në fillim të qershorit. Normalisht, të gjitha procedurat po vazhdojnë, duhet të bashkohen, 33 borde drejtuese, 33 mjekë, 33 drejtorë organizativë. Nuk do të lejojmë më që shëndetësia të jetë në këtë gjendje, thamë që nga dita e parë, të gjitha planet tona po realizohen me dinamikën konkrete që kemi pasur deri më tani", tha Mexhiti.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse përbërja e re e qeverisë nuk e vazhdon procesin, kryeministri Kovaçevski shkurt u përgjigj se do të jetë e njëjta qeveri. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR