• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rinovohen plotësisht dy repartet e Klinikës së Toksikologjisë

Rinovohen plotësisht dy repartet e Klinikës së Toksikologjisë

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me zëvendësministren, Maja Manoleva, e kanë vizituar sot Klinikën Universitare për Toksikologji, ku janë rinovuar tërësisht repartet e toksikologjisë dhe detoksifikimit. Investimi kap vlerën prej 9,5 milionë denarëve.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për rinovimin e plotë të dhomave të spitalit, pajisjen me shtretër dhe mobilje të reja, mbikëqyrje qendrore 24 orë dhe monitorim të të gjithë parametrave jetikë të të gjithë pacientëve të shtruar, si dhe rinovim të plotë të të gjitha tualeteve në këtë kat. Ky investim nënkupton përmirësim të kushteve të trajtimit dhe trajtim të suksesshëm të pacientëve.   

"Në periudhën në vijim planifikohet rinovimi i hapësirave të ambulatorit në përdhesë, i cili do të përfundojë me rinovimin e plotë të pjesës ambulatore-spitalore të klinikës, si dhe është planifikuar edhe një laborator i ri toksikologjik që do të nënkuptojë trajtimin e intoksikimeve akute sipas protokolleve më bashkëkohore botërore", thuhet në kumtesë.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR