• e martë, 24 dhjetor 2024

Rinia e VLEN-it ironizon me letrën e BDI-së drejtuar SHBA-vë, BE-së dhe NATO-s!

Rinia e VLEN-it ironizon me letrën e BDI-së drejtuar SHBA-vë, BE-së dhe NATO-s!

Shkup, 8 dhjetor 2024

DEPARTAMENTI I Rinise VLEN 


BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
 Letër urgjente shqetësimi

Të nderuar përfaqësues të SHBA-vë, BE-së dhe NATO-s,
 Unë dhe partia ime kemi qenë në pushtet në Maqedoninë e Veriut që nga shtatori i vitit 2002 e deri në korrik të vitit 2024.
 Gjatë këtyre dekadave kemi punuar me përkushtimin më të madh në pasurimin tonë dhe të familjeve tona dhe për ta arritur këtë, nuk kemi kursyer mënyrat, mjetetet apo njerëzit. Për më shumë se dy dekada, kemi siguruar për vete dhe të afërmit tonë biznese shumë fitimprurëse siç janë pompat e benzinës, hidrocentrale të vogla, qendra tregtare, toka të vlefshme bujqësore e ndërtimore sidomos në zonat ku ka plane për ndërtime strategjike e fitimprurës, komplekse të mëdha moderne banesore, por poashtu kemi themeluar edhe shumë e shumë kompani të cilat kanë ndërtuar rrjete të qëndrueshme dhe ndikim në ekonominë e vendit, në mënyrë që jeta e begatë dhe lluksi të mos na hiqen asnjëherë nga jetët tona.
Për t’i arritur këto, kemi bërë kompromise të vështira të cilat shpeshherë e kanë cënuar edhe paqen në vendin tonë.
Dëshiroj t’u informoj se vitin e kaluar djali i vëllaut tim, Drini, vetëm 26 vjeç, ka arritur që me sukses të përmbyllë një nga deal-et më të fuqishme, më origjinale, dhe më fenomenale politiko-korruptive dhe ta blejë Qendrën Tregtare SORAVIA për një shumë prej 23 milionë eurosh!
 Tani, kam shqetësime kredibile se ky “përfitim madhor nga Marrëveshja e Ohrit” rrezikohet nga organet e drejtësisë, prandaj po kërcënoj vendin, qytetarët dhe institucionet me destabilizim dhe rrezikim të paqes. Blerja e Qendrës Tregtare SORAVIA ka domethënie esenciale për përparimin e familjes time dhe një vendim për hetim dhe përgjegjësi do të shkatërronte vite të tëra të progresit dhe to të rrezikonte harmoninë në familjen time si dhe balancin e brishtë i cili gjatë viteve na ka mbajtur në pushtet.
Po, ne arritëm që përmes hileve institucionale ta instalojmë Islam Abazin nga Zajazi në krye të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe ai vërtetë po përpiqet të fshijë shenjat e korrupsionit por nuk është e lehtë. Përgjatë dekadave ne kemi bërë kërdinë duke keqpërdorur paratë e qytetarëve. Prandaj dhe po kërcënojmë përçdo ditë me rrënim të paqes dhe po flasim ditë e natë për Marëveshjen e Ohrit!

Të nderuar miq ndërkombëtarë,
 Gjatë viteve unë dhe partia ime arritëm të instalohemi thellë e mirë në LLOTARINË SHTETËRORE. Aty kemi bërë korrupsion të përmasave epike. Me miliona euro janë keqpërdorur dhe kanë përfunduar në xhepat e familjeve tona. Natyrshëm, kur dikush na flet për përgjegjësi, ne ndjehemi të kërcënuar dhe flasim për bashkëjetesën etnike, për Marrëveshjen e Ohrit, për Ligjin për gjuhët, për sigurinë e vendit. Edhe për Llotarinë e kam udhëzuar Islam Abazin se si të veprojë. Por, përfitimet tona nuk mbarojnë me kaq: gjatë viteve kemi fituar para edhe nga gjithë ata tenderë të deputetit tonë oligark të naftës, nga fabrikat e shumta të funksionarëve të mi që kanë përfituar subvencione e grante, nga keqpërdorimet me mallrat që kanë hyrë përmes njerëzve që i kemi instaluar në Doganë, e të mos flas për mafinë urbane të cilën e kontrollojmë përmes lejeve të ndërtimit që i kemi aprovuar gjatë viteve në pushtet.
 Ne kemi luajtur një rol kritik në ndërmjetësimin e të gjitha këtyre bizneseve, në pasurimin e fëmijëve tanë por edhe të nipave e mbesave tona, prandaj është përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë këto përfitime. Kjo nuk është më vetëm një çështje e brendsme e vendit – paratë dhe bizneset tona shtrihen nëpër shtete e banka të fuqishme në Evropë, Amerikë e në Lindje të Mesme, prandaj tani vihet në pikëpyetje kredibiliteti i përkushtimit ndërkombëtar ndaj sukseseve tona!
U bëjmë thirrje SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe garantuesve tjerë të Marrëveshjes së Ohrit që të veprojnë me vendosmëri. Mbijetesa jonë tani është më e rëndësishme se kurdoherë. Kemi gjithë ato biznese për t’i drejtuar, gjithë atë pasuri për ta gëzuar! Ju lutemi mos na lini të përfundojmë në burg!
 Ky është momenti i të vërtetës. Përfitimet tona financiare në kurriz të qytetarëve nuk janë thjeshtë histori – ato janë dëshmi të keqpërdorimeve që kemi bërë dhe të parave që kemi vjedhur. Na mbroni nga ligji që të mos shkaktojmë mossiguri dhe destabilitet ne vënd!

 Bashkimi Demokratik për Integrim

Foto: Koalicion i Vlen

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR