• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rikonstruim kompleks i parakrahut është bërë në Klinikën për Sëmundje Ortopedike

Rikonstruim kompleks i parakrahut është bërë në Klinikën për Sëmundje Ortopedike

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARKIQE javën e kaluar është realizuar një ndërhyrje - rikonstruim i ekstremitetit të sipërm te një burrë 44-vjeçar i cili ishte plagosur me armë zjarri. Siç bëri të ditur Klinika, është bërë transplant i parakrahut me ind kockor nga dhurues.

"Bëhet fjalë për lëndim si pasojë e të shtënave të armëve të zjarrit në mars të vitit 2023. Gjatë kësaj është dëmtuar një nga eshtrat e parakrahut me defekt të madh prej tetë centimetrave. Për tejkalimin e defektit, është shfrytëzuar fibulë nga një dhurues i vdekur dhe është fiksuar me pllaka dhe vida", sqaron dr. Aleksandar Trajanovski, drejtor i Klinikës për TOARKIQE dhe një nga kirurgët i cili, bashkë me dr. Aleksandar Saveski, mori pjesë në transplantimin.

Klinika njoftoi se pacienti pas operacionit ndjehet mirë dhe e pret periudhë e rehabilitimit dhe kthimit të plotë në funskion të dorës.

"Ky është transplanti i tretë i indit kockor nga dhurues i vdekur këtë viti dhe i 22-të gjatë tre viteve të fundit pasi në Klinikën e Ortopedisë filloi të bëhet operacioni i eksplantimit dhe transplantimit të indive kockore nga dhurues të vdekur", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: Klinika e Sëmundjeve Ortopedike pranë TOARKIQE

QËNDRONI TË LIDHUR