• e enjte, 26 dhjetor 2024

Riker: SHBA-ja investoi në reformat e vendit dhe dëshiron të shohë rezultate nga ai investim

Riker: SHBA-ja investoi në reformat e vendit dhe dëshiron të shohë rezultate nga ai investim

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Komentet të cilat siç dëgjoj i ka dhënë ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler në letrën drejtuar disa institucioneve të pushtetit ekzekutiv, janë komentet e njejta që i dhashë edhe unë kur isha ambasador në Shkup para 15 viteve, porositi ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-ambasador në vendin tonë, Filip Riker.

"Njerëzit janë të frustruar dhe të pakënaqur nga përparimi lidhur me korrupsionin. Këtu nuk bëhet fjalë për parti, kjo është për vendime të vendit në tërësi. Të gjithë duhet të thonë se do ta ndryshojmë këtë. SHBA-ja e mbështet atë", deklaroi Riker gjatë pjesëmarrjes në ditarin e TV Sitel

Ai shton se SHBA-ja investon në përpjekjet reformuese përmes programeve mët ë ndryshme në mënyrë që t'i ndihmojë reformat gjyqësore, për çka viteve të kaluara investoi diç më shumë se 560 milionë dollarë.

Lidhur me marrëvehsjen me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, Riker thekson se ekzistojnë procese dhe procedura të cilat janë të caktuara me ligje, rregulla dhe rregullativa për relaizimin e projekteve të këtilla.

Ai porositi se duhet të ndiqet sundimi i së drejtës dhe procedurat dhe të bëhet ajo që është e domosdoshme në mënyrë që të realizohet përparim në realizimin e këtyre projekteve.

Duke folur për procesin eurointegrues, Riker theksoi se SHBA-ja beson se Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e BE-së.

"Kjo nuk është zgjidhje vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Peërndimor, ku duhet të ketë shtete demokratike, fuqishëm të lëidhura përmes institucioneve të sigurisë euroatlantike, përfshirë edhe Unionin, Shpresoj se ai proces do të lëvizë përpara. Është kyçe të shfrytëzohet mundësia në proces dhe të bëhen reformat që nevojiten, të fokusoheni në dobinë ekonomike dhe nga aty të jeni fuqishëm në Evropë", shtoi Riker. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR