• e premte, 27 dhjetor 2024

Ribaroski: Çmimet nga tarifa e re për gjeodetët janë reale, Kadastra i kamuflon rritjet e çmimeve

Ribaroski: Çmimet nga tarifa e re për gjeodetët janë reale, Kadastra i kamuflon rritjet e çmimeve

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Çmimet janë absolutisht reale me tarifën e re për punë gjeodezike që ka hyrë në fuqi më 15 shkurt dhe bazohen në shpenzime që ka çdo kompani gjeodezike brenda një muaji, por me të Kadastra i “kamulfon” shtrenjtimet e pabaza për shërbimet e tyre, vlerësoi sot kryetari i Odës së shoqatave tregtare për punë gjeodezike, Nikolla Ribaroski.

Rritje të çmimeve të shërbimeve, siç tha ai ka për 50 për qind, 70 për qind, maksimum deri në 90 për qind dhe jo 300 për qind siç ka qenë në disa publikime.

"Pas plot 10 vitesh dhe sagë katërvjeçare morëm një tarifë të re. Nëse do të dëgjohej Oda, tarifa do të miratohej dy deri në tre vjet dhe nuk do të kishte një rritje kaq të papritur të çmimit. Çmimet që parashikohen tani janë shumë më reale se më parë. Më parë kishim çmime absolutisht të palogjikshme, bazuar në të gjitha kostot, inflacionin. Ndodhte që kompanitë gjeodete të paguajnë për një shërbim të caktuar dhe 50 për qind t’ia japin Agjencisë së kadastrës së patundshmërive, sepse çdo kompani duhet të përdorë të dhënat nga Kadastra. Pikërisht kjo është arsyeja që pothuajse 50 kompani private gjeodete në nivel shtetëror mezi mbijetojnë, tha Ribaroski.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të publikojë detaje se si është penguar bartja e tarifës.

Përdorimi i tarifës së re pas 10 vitesh kamuflohet me rritjet e vazhdueshme të pabazuara enorme të Kadastrës të cilat i referohen shërbimeve të tyre dhe që godasin drejtpërdrejtë xhepin e qytetarëve, tha mes tjerash Ribaroski.

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR