• e enjte, 18 korrik 2024

Riaktivizohet zjarri në rajonin e Dellçevës

Riaktivizohet zjarri në rajonin e Dellçevës
Dellçevë, 23 korrik 2022 (MIA) - Riaktivizohet zjarri në deponinë e mbeturinave ndërtimore në vendin Rrallova Çuka në fshatin e Dellçevës Oçipallë. Zjarrfikësi Lorenco Trajanovski, i cili me ekipin e NJTZ Dellçevë intervenon në shuarjen e zjarrit, informoi se për momentin po digjet pjesa e brendshme e deponisë. Zjarri në deponinë Rallova Çukë mbrëmë ishte lokalizuar, por, siç shtoi, zjarrfikësi nga Dellçeva, përsëri ka shpërthyer sot në orët e pasdites. Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Dellçevës është lokalizuar zjarri në atarin e fshatrave të Dellçevës Trabotivisht dhe Razllovc, në të cilin janë djegur rreth 50 hektarë pyll me pisha dhe dushqe në vendin Kasollet e Engjovskit. Zjarrfikësit kanë intervenuar edhe në një shtëpi familjare të djegur në rrugën "Gollaçka" në Dellçevë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR