• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rezervat e naftës pritet të ulen, çmimi është rritur në 76 dollarë

Rezervat e naftës pritet të ulen, çmimi është rritur në 76 dollarë
Nju-Jork, 13 korrik 2021 (MIA) – Çmimet e naftës sot u rritën në tregjet ndërkombëtare në 76 dollarë amerikanë, të mbështetura nga rezervat e ngushta dhe pritshmëritë për uljen e rezervave në SHBA dhe botë. Në tregun londinez çmimi i barelit u rrit për 41 cent në krahasim me mbylljen paraprake, në 75,57 dollarë. Në tregun amerikan me barelë u tregtua për 28 centë më lartë, në 74,38 dollarë. Në fokusin e tregtarëve me pakicë janë rezervat në SHBA dhe botë, duke e pasur parasysh konsumin e rritur të energjisë gjatë pushimeve të verës dhe heqjen e kufizimeve të pandemisë. Analistët vlerësojnë se rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA javën e kaluar ranë për të tetën javë me radhë, ndërsa me siguri do të bien edhe rezervat e benzinës. Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) vlerësoi sot se rezervat e naftës në kuartalin e tretë do të zvogëlohen më së shumti në dhjetë vitet e fundit, duke e theksuar uljen e menjëhershme në qershor në SHBA, Evropë dhe Japoni.

QËNDRONI TË LIDHUR