Rexhepoviq: Kryeqyteti Evropian i Kulturës Shkupi 2028 është një shans për zhvillimin kulturor dhe integrimin evropian
- Kryeqyteti Evropian i Kulturës përfaqëson një mundësi për përfitime të rëndësishme kulturore dhe ekonomike, për transformimin urban dhe forcimin e profilit ndërkombëtar të qytetit, potencoi sot në Qytetin e Shkupit përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Ellse Hristensen Rexhepoviq, në një trajnim të mbajtur në kuadër të projektit "Kryeqyteti Evropian i Kulturës Shkupi 2028".
- Post By Ramize Qamili
- 17:10, 17 dhjetor, 2025
Shkup, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeqyteti Evropian i Kulturës përfaqëson një mundësi për përfitime të rëndësishme kulturore dhe ekonomike, për transformimin urban dhe forcimin e profilit ndërkombëtar të qytetit, potencoi sot në Qytetin e Shkupit përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Ellse Hristensen Rexhepoviq, në një trajnim të mbajtur në kuadër të projektit "Kryeqyteti Evropian i Kulturës Shkupi 2028".
Trajnimi ishte i dedikuar për institucionet kombëtare dhe publike të përfshira në projektin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës Shkupi 2028" dhe ishte i fokusuar në proceset dhe detyrimet të cilat do të realizohen në vitet e ardhshme.
Rexhepoviq, theksoi se thelbi i Kryeqytetit Evropian të Kulturës është bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithë sektorëve të shoqërisë, duke theksuar se bëhet fjalë për shumë më tepër sesa thjesht ngjarje kulturore.

Ajo theksoi se qëllimi i iniciativës është integrimi evropian përmes njohjes dhe festimit të diversitetit kulturor, si dhe ofrimit të përfitimeve ekonomike për qytetin dhe rajonin.
Sipas saj, projekti hap hapësirë për bashkëpunim ndërsektorial dhe përfshirjen e artistëve në fusha të ndryshme, me qëllim nxitjen e të menduarit krijues dhe inovativ.
Projekti "Kryeqyteti Evropian i Kulturës Shkupi 2028" parashikon një proces shumëvjeçar të përgatitjes dhe zbatimit, me përfshirjen e institucioneve, qytetarëve dhe sektorit privat, me qëllim zhvillimin afatgjatë kulturor, social dhe ekonomik të qytetit. rq/
Foto: MIA