• e shtunë, 23 nëntor 2024

Resurset materiale dhe kuadrovike në Prokurorinë Publike, tema të takimit Ageler - Kocevski

Resurset materiale dhe kuadrovike në Prokurorinë Publike, tema të takimit Ageler  - Kocevski

 Shkup, 7 mars 2024 (MIA)  - Gjendja në Prokurorinë Publike dhe sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni, kryesisht në aspektin e resurseve materiale dhe kuadrovike, ishin temat e diskutimit në takimin e sotëm  të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski me ambasadoren e SBA-së në vend Angela Ageler.

Kocevski, siç  bëri të ditur PPRMV-ja, ka shprehur falënderim për mbështetjen që SHBA-ja ia jep Prokurorisë, veçanërisht për themelimin dhe pajisjen e qendrave hetimore në Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. 

 

Ambasadorja Ageler theksoi se mbështetja e SHBA-së do të vazhdojë në të gjitha nivelet për të gjithë individët që punojnë me integritet dhe ata të cilët janë të përkushtuar që t'ua japin shërbimet më të mira qytetarëve, duke shtuar se që nga vendosja e partneritetit strategjik të SHBA-së me vendin tonë, mbështetja financiare amerikane për sistemin e përgjithshëm të sundimit të ligjit është rreth gjysmë miliardë dollarë.

 Në kumtesë theksohet se ambasadorja Ageler ka realizuar  takim edhe me të gjithë prokurorët në Prokurorinë Republikane, me ç'rast  është informuar për aktivitetet e aktuale duke monitoruar parregullsitë e mundshme lidhur me procesin e ardhshëm zgjedhor.

 Foto: PPRMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR