Reshje të rrëmbyeshme në Kavadar, zjarrfikësit po pompojnë ujin nga disa vende kritike
Kavadar, 24 gusht 2022 (MIA) – Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë sonte qytetin e Kavadarit, zjarrfikësit po e pompojnë ujin nga disa vende kritike. Këtë informacion e konfirmuan për MIA-n nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse.
Prej atje tani për tani nuk mund të japin më shumë hollësi për pasojat e motit të lig.
"Nga DPHM-ja njoftojnë se moti i lig me shi të rrëmbyeshëm më intensiv, shkarkime elektrike dhe erë të fortë nga pjesët lindore të Maqedonisë së Veriut po lëviz drejt pjesëve perëndimore dhe pritet t'i përfshijë rajonin e Tikveshit dhe Pellagonisë, ndërsa më vonë në orët e mbrëmjes edhe pjesë të luginës së Shkupit do të përfshihen nga moti i lig me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë dhe paraqitje e mundshme e breshërit", njoftuan sonte nga QMK-ja.
Kavadari dhe Negotina ishin komunat të cilat para disa ditëve u përfshinë nga moti i keq. Në Kavadar kishte bodrume të përmbytura, ndërsa në Negotinë disa shtëpi kishin kulme të dëmtuara, kishte pemë të rrëzuara dhe për një kohë ishte bllokuar rruga Dubrovë-Vojsanc. ar/