• e martë, 02 korrik 2024

Reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima në luginën e Shkupit

Reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima në luginën e Shkupit

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Reshje të dendura shiu, erë dhe bubullima pasditen e sotme kanë përfshirë Shkupin dhe luginën e saj.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se stuhi me reshje intensive të shiut për një kohë të shkurtër, erë të fuqishme, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshrit do të ketë edhe në orët gjatë natës.

E mundur, siç thonë nga DPHM është të vjen deri te derdhjet e padëshiruara të ujërave, të cilat mund të shkaktojnë probleme lokale si në bregdet ashtu edhe në infrastrukturën rrugore. Në vende të caktuara janë të mundshme edhe rrëshqitje të dheut.

DPHM rekomandon lëvizje të kujdesshme, veçanërisht përgjatë lumenjve për shkak të paraqitjes së mundshme të ujërave të rrezikshëm dhe rrëshqitjeve të dheut.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR