• e enjte, 26 dhjetor 2024

Reshje të borës në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë, nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit

Reshje të borës në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Strazhë,  nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit

Shkup, 4 mars 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshjet e borës me intensitet të ndryshueshëm të ndryshëm vërehen në Kodrën e Diellit, në Mavrovë dhe në vendkalimin malor Strazhë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina të lumenjve dhe fushëgropa ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR