Reshje lokale të shiut nesër në pjesët jugperëndimore dhe jugore të shtetit
- - Reshje lokale të dobëta të shiut do të ketë nesër në pjesët jugperëndimore dhe jugore të shtetit.
- Post By Fitore Curri
- 12:14, 6 mars, 2023
Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Reshje lokale të dobëta të shiut do të ketë nesër në pjesët jugperëndimore dhe jugore të shtetit.
Temperatura minimale do të bie deri në minus dy gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup temperatura minimale do të bie deri në zero, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 15 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe të dielën do të mbizotërojë mot i vranët me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. fc/